Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: “Vizitoni Shqipërinë, gatimet tradicionale janë të mrekullueshme”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Jeto shëndetshëm

“Vizitoni Shqipërinë, gatimet tradicionale janë të mrekullueshme”

portalishkollor
Last updated: April 16, 2016 2:02 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Ushqimi, recetat tradicionale shqiptare kanë tërhequr vëmendjen e turistëve të huaj. Së fundmi revista “Travelpulse” i ka kushtuar një shkrim Shqipërisë duke theksuar se ushqimi është një ndër arsyet që ia vlen të vizitohet Shqipëria.

“Ashtu si disa vende të tjera të Ballkanit, Shqipëria ka qenë relativisht e pazbuluar nga turistët, megjithatë nuk është thjesht vendi me bukuritë e tij të mëdha natyrore që meriton të eksplorohet. Duhet të mbani parasysh se ka një kuzhinë të mrekullueshme”, thotë “Travelpulse”, që rendit më pas 5 ushqimet që siç thotë, nuk duhen humbur kurrsesi gjatë vizitës në Shqipëri.

Tepër e shijshme, e ushqyeshme dhe e lehte për xhepin, listën e kryeson fërgesa që duket se të huajve u ka lënë goxha përshtypje. “Do të kënaqeni e do të ngopeni”, thuhet në faqen online përpara se të vazhdohet me këshillat për pjatën tjetër.

“Tava e kosit nuk është më kot një nga më të famshmet në vend. Kur do ta shijoni do ta kuptoni përse është këshilla e radhës për të huajt”, thotë revista duke kujtuar gjithashtu se nuk mund të lënë të paprovuar specat e mbushur, prodhimet e detit që nuk gjenden vetëm në Shqipëri, por që në qytete bregdetare si Saranda i sheh me sy e i zgjedh vetë të freskëta përpara se të gatuhen.

Ëmbëlsia për në fund dhe mbretesha e traditës, sipas “Travelpulse”, është Shëndetlija, të cilës mjalti dhe arrat i japin një shije të ndryshme nga të tjerat.

“Nëse ende nuk e keni provuar ushqimin shqiptar, ju këshillojmë që ose të prenotoni një fluturim në këtë vend, ose të kërkoni ndonjë restorant tradicional shqiptar në qytetin tuaj, sepse këtë shije nuk mund ta humbisni e nuk do të mbeteni të zhgënjyer”.



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:gatimetradicionale
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Ne “mirëpritemi” gabim në gjuhën shqipe!
Next Article Kurrikula e re, reformat në vlerësimin e nxënësve
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?