Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Ne “mirëpritemi” gabim në gjuhën shqipe!
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Ne “mirëpritemi” gabim në gjuhën shqipe!

portalishkollor
Last updated: April 16, 2016 1:04 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Kur udhëton nga një vend tjetër drejt vendit tënd, krahas mallit që të shtrëngon zemrën për tokën tënde, përballesh me shprehjet pasthirrmore të mirëseardhjes të shkruara gabim.

“Mirësevini në Republikën e Shqipërisë!”, është tabela që të mirëpret sapo futesh në territorin e vendit tënd! Shpreson që ky të jetë një rast i vetëm, kur këto shprehje pasthirrmore i has të shkruara gabim, por teksa pret për verifikimet e nevojshme, në muret e sporteleve të doganës sytë të hasin të njëjtën gjë.

Mendimet t’i ndërpret zilja e telefonit, një mesazh i ardhur në kutinë tënde të mesazheve! Është kompania jote e telefonisë celulare që të uron: “Miresevjen ne vendin e shqiponjave….”

Futesh më në brendësi të vendit tënd dhe kalon para qyteteve, që u paraprin një tabelë po e shkruar gabim: “Mirësevini në qytetin X!”.

Por më trishtuese janë banderolat e varura në hyrjen e shkollave me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, institucione ku merren dijet bazë të gjuhës shqipe, që urojnë:“Mirësevini nxënës të dashur!” Përse vallë ne nuk dimë ta urojmë saktë nga ana gjuhësore mirëseardhjen? 

Drejtshkrimi i gjuhës shqipe thotë se shprehjet pasthirrmore që shprehin përshëndetje, urime, falënderime, ngushëllime shkruhen ndaras, pasi pjesët përbërëse të tyre e ruajnë pavarësinë kuptimore!

Dhe kemi “Mirë se vini! Mirë se erdhe! Mirë se vjen! Mirë se rrini! Mirë se ju gjeta! Mirë ardhsh! Mirë mbetsh! Qofsh mirë! Ju bëftë mirë! Për shumë vjet! Këto lokucione shkruhen bashkë vetëm kur marrin veçoritë e emrit, (dhe për t’i dalluar, ato kanë një përdorim të rrallë). P.sh.: Pasi i uroi mirëseardhjen, e ftoi të uleshin brenda. Fjala e mirëseardhjes. Darka (dreka) e mirëseardhjes. Në shenjë mirëseardhjeje etj.

Nga Sevi (Lami) Agolli 

©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Mos qëndroni para kompjuterit, këto lojëra janë më argëuese
Next Article “Vizitoni Shqipërinë, gatimet tradicionale janë të mrekullueshme”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?