Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Kurrikula e re, reformat në vlerësimin e nxënësve
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Kurrikula e re, reformat në vlerësimin e nxënësve

portalishkollor
Last updated: April 18, 2016 9:00 am
portalishkollor
Share
SHARE

Në këtë konferencë diskutohet dhe reflektohet për përvojat dhe sfidat e deritashme në procesin e pilotimit të kurrikulës së re, ndërsa pjesëmarrësit do të informohen dhe diskutojnë edhe për draftin e Udhëzimit Administrativ për vlerësim të nxënësve

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në bashkëpunim me USAID-in kanë organizuar Konferenvën dy ditore “Reformat në vlerësimin e nxënësve sipas kurrikulës së re”, e cila ka për qëllim të informojë palët kryesore mbi procesin e reformave aktuale kurrikulare, përfshirë Drejtoritë Komunale të Arsimit, shkollat e përfshira në reformën kurrikulare, sektorët e caktuar brenda MAShT-it dhe publikun e gjerë.

Në emër të ministrit Bajrami, punimet e konferencës i ka hapur këshilltari Azem Guri, i cili ka folur për ecurinë e procesit të pilotimit të kurrikulës së re, e cila për herë të parë ka filluar në vitin shkollor 2013 – 2014 në 10 shkolla dhe është zgjeruar ndër vite, si dhe finalizmin e Udhëzimit Administrativ, i cili do t’u krijojë lehtësia mësimdhënësve në vlerësimin e nxënësve.

“Janë trajnuar dhe certifikuar mbi 3100 mësimdhënës për zbatimin e kurrikulës së re. Zhvillimi i plan programeve lëndore për shkollat pilotuese, rishikimi i përmbajtjeve të teksteve shkollore dhe përgatitja e materialeve të tjera për mësimdhënie, zbatimi i praktikave të reja të vlerësimit të njohurive të nxënësve dhe aktivizimi i aktiviteteve profesionale në shkollat pilotuese, janë disa aspekte me rëndësi të këtij procesi”, ka thënë këshilltari Guri.

Këshilltari Guri ka folur edhe për miratimin e Strategjisë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar në Kosovë 2016- 2020, themelimin e Këshillit të Ekspertëve për rishikimin e teksteve shkollore, marrjen e një kredie të butë në vlerë prej 11 milionë dollarëve nga Banka Botërore, si disa nga hapat konkret për përmirësimin e cilësisë në sistemin e arsimit në Kosovë.

Në konferencë u diskutua për përvojat dhe sfidat e deritashme në procesin e pilotimit të kurrikulës së re, ndërsa pjesëmarrësit do të informohen dhe diskutojnë edhe për  draftin e Udhëzimit Administrativ për vlerësim të  nxënësve.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:kurrikulanxenesvleresim
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Vizitoni Shqipërinë, gatimet tradicionale janë të mrekullueshme”
Next Article Përfundon maratona e programimit për fëmijë
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?