Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Vlerësimi i nxënësit në arsimin e mesëm të ulët si dhe në arsimin e mesëm të lartë (2018-2019)
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Vlerësimi i nxënësit në arsimin e mesëm të ulët si dhe në arsimin e mesëm të lartë (2018-2019)

portalishkollor
Last updated: January 22, 2019 1:44 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Në këtë material shpjegues në ndihmë të shkollave, mund të gjeni gjithçka duhet të dini për vlerësimin në arsimin e mesëm të ulët dhe në arsimin e mesëm të lartë. Material i shkëputur nga IZHA.

Vlerësimi përdoret:

  • për të gjykuar mbi përpjekjet e nxënësve për të nxënë;
  • për të motivuar dhe për të nxitur nxënësit për të nxënë;
  • për të gjykuar, reflektuar dhe përmirësuar procesin e mësimdhënie-nxënies;
  • për të matur arritjet e nxënësve;
  • për të raportuar arritjet;
  • për t’u dhënë sugjerime nxënësve për përparimin e tyre;
  • për t’u dhënë sugjerime prindërve mbi përparimin e fëmijëve të tyre.

Vlerësimi i nxënësit kryhet nëpërmjet:

  • vlerësimit të vazhduar (vlerësimi për të nxënë) (40%);
  • vlerësimit me test/detyrë përmbledhëse (vlerësimi i të nxënit) (40%);
  • vlerësimit të portofolit lëndor të nxënësit (20%).

Si dokumentohet vlerësimi i vazhduar (vlerësimi për të nxënë)?

–Fletorja personale dhe evidenca nënkuptojnë të njëjtin dokument. Pra, mësuesi ka vetëm një dokument për vlerësimin e vazhduar (vlerësimin për të nxënë).

-Mësuesi mban shënime në fletoren e tij personale (apo në evidencë) ecurinë e progresit të nxënësit lidhur me rezultatet e arritjes.

-Fletoren personale (evidencën) mësuesi e formaton në mënyrën më të përshtatshme për të, por duke ruajtur logjikën e vlerësimit për të nxënë. Me fletoren personale (evidencën)  mësuesi është i lehtësuar nga ngarkesa ose nga presioni për të vënë nota në regjistër në mënyrë të vazhduar.

–Mësuesi është i lirë t’i mbajë shënimet në fletoren e tij personale (evidencë) duke vendosur simbolet, që ai gjykon si të përshtatshme, të shoqëruara me komente shumë sintetike, të cilat iu referohen niveleve të arritjes së kompetencave lëndore.

-Komenti përmban nivelin e arritjes duke e shënuar me simbolin përkatës (p.sh., N3 ose N4), si dhe konceptin/konceptet përkatëse për të cilin është vëzhguar nxënësi.

-Përgjigjet me gojë ose me shkrim, punët në grup, punët individuale, diskutimet e mësuesit me nxënësit, vetëvlerësimi inxënësit, vlerësimi inxënësit nga nxënësi, pjesëmarrjet në aktivitete dhe diskutimet në klasë, detyrateshtëpisë apo të klasës etj.,shënohen me simbole. Vendosja e notës në mënyrë të vazhduar gjatë vlerësimit për të nxënë nuk ndihmon procesin e të nxënit, motivimin e nxënësve për të nxënë dhe zhvillimin e kompetencave.

Si dokumentohet vlerësimi i vazhduar (vlerësimi për të nxënë)? (vazhdim)

-Nota në fletoren personale (evidencë) mund të vendoset vetëm në raste specifike, siç janë testet e ndërmjetme apo punët me shkrim etj. 

-Nota e vlerësimit të vazhduar që vendoset në regjistër në faqen “Vlerësimi periodik” duhet të jetë rezultante progresive (ose regresive) e vlerësimeve që mësuesi ka mbajtur në fletoren e tij personale.

-Fletorja personale (evidenca) është objekt monitorimi, por nuk dorëzohet në përfundim të periudhës. 

-Mësuesi mban përgjegjësi për fletoren personale dhe duhet të argumentojë notën e vlerësimit të vazhduar të vendosur në regjistër.

-Mësuesi duhet të ruajë deri në përfundim të vitit shkollor fletoren personale (evidencën), teste/detyra të ndërmjetme, punët me shkrim, etj. Këto do t’i shërbejnë për të argumentuar notën e vlerësimit të vazhduar.

-Drejtuesit e shkollave nuk duhet të ngarkojnë mësuesit me detyrimin për të mbajtur dy dokumente për vlerësimin e vazhduar të nxënësve: evidencën e vlerësimit të vazhduar dhe fletoren personale të shënimeve, ato janë e njëjta gjë.

-Gjatë periudhës, mësuesi i lëndës ka përgjegjësi për të informuar nxënësin për ecurinë dhe mundësinë e tij për progres.

(Materialin e plotë mund ta shkarkoni më poshtë) 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:izhanxenesvleresim
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Jep mësim sikur askush nuk po të shikon!
Next Article Gjuha e trupit dhe bullizmi
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?