Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Gjuha e trupit dhe bullizmi
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Gjuha e trupit dhe bullizmi

portalishkollor
Last updated: January 22, 2019 1:52 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Në një moment m’u duk sikur isha në ditën e parë të karrierës time! M’u kujtua thënia: “Kur shkruani historinë e jetës tuaj, mos lejoni që dikush të mbajë penën”. Gjurmë të bullizmit që do të uroja të mos mbeteshin tek asnjë rast…

“Kur shkruani historinë e jetës tuaj, mos lejoni që dikush të mbajë penën”

Në përpjekje për të kuptuar, atë çfarë ti nxënës kërkon të më shprehësh me sy dhe jo me fjalë. Qershori ikën. Vitet kalojnë dhe mendojmë që eksperienca në punë, na bën të jemi, më vetbesues me veten. Shtatori vjen. Në bankat e klasës ulen nxënës të rinj.Vështrimi i tyre në ditët e para, është habitës.

Flas me veten: Janë të vegjël  11/12vjeçarë (kur mendoj që nxënësit që lashë ishin 15/16  vjeçarë),gjithçka për to është e panjohur (shokët/shoqet e rinj, mësuese/mësues të rinj, ambiente të reja). Për ti qetësuar, e për të qenë miqësore me ta u them: “Zgjidhni shoqen/shokun e bankës dhe uluni”. Çlirohen, qeshin dhe kanë një ecje të shpejt, drejt bankës që ato duan të ulen.

Bëj shumë përpjekje në ditët në vijim, sepse dy vështrime më shqetësojnë. Ato mendojnë se me ambientin e ri janë përshtatur, por sytë e tyre i tradhtojnë. Njëri nga vështrimet tregon frikë, tjetri diçka kërkon të më thotë.  Kërkoj një takim me prindërit e klasës për ti njohur dhe për të gjetur çelësin e këtyre vështrimeve. 

Mu deshën vetëm pak minuta.

  • Nxënësi me vështrim të frikësuar, kishte një baba autoritar sepse pashë, që fëmija në prezencën e të atit, filloj të mblidhte supet dhe në një moment mendova se u zvogëlua fare. Në diskutimin që pata dhe mbështetjen që i dhashë nxënësit, mora buzëqeshjen e parë dhe një frymëmarrje të thellë nga ana e tij. Çelësin tashmë për këtë nxënës e kisha në dorë. Ai nxënës kërkonte t’i zgjasje dorën, e të nënkuptonte që ti ishe aty, për ta mbështetur e ndihmuar.
  • Ajo çfarë më bëri habi, ishte se prindi tjetër (i nxënësit që nëpërmjet syve donte të më thonte diçka) komunikoi me mua pa prezencën e fëmijës. Arsyen e kuptova pas bisedës. Fëmija ishte dhunuar psikologjikisht nga shoku i tij  një vit më parë në mënyrë sistematike. E pa shpjegueshme, që një fëmijë 11 vjeçar të ketë “forcën” për të dhunuar psikologjikisht një 11 vjeçar tjetër.
  • Nxënësja në fjalë fillimisht kishte shfaqur dhimje barku, të vjella, gjendje të fikti, në një periudhë të gjatë. Pas peripecive në spitale u arrit në përfundimin, që gjithçka ishte psikologjike. Mu desh të shfletoja informacione mbi bullizmin, e të kërkoja ndihmë e bashkëpunim me kolegët. 

Duhet të isha shumë e kujdesshme. Të dy nxënësit  janë në të njëjtën klas ,”loja” ndërmjet tyre kishte filluar. Njëri potent dhe zotërues, tjetri kërkonte hapësirë. Çelësin tani e kisha në dorë, por ky çelës kishte një peshë të madhe. Në një moment m’u duk sikur isha në ditën e parë të karrierës time!  M’u kujtua thënia: “Kur shkruani historinë e jetës tuaj, mos lejoni që dikush të mbajë penën”. Gjurmë të bullizmit që do të uroja  të mos mbeteshin tek ky rast.

 Sajmira Lami

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:bullizmigjuha e trupitsajmira lami
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Vlerësimi i nxënësit në arsimin e mesëm të ulët si dhe në arsimin e mesëm të lartë (2018-2019)
Next Article Gati “Çelësi i Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?