Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Themelohet “Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë”, synohet rritja e cilësisë së procesit arsimor
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Themelohet “Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë”, synohet rritja e cilësisë së procesit arsimor

portalishkollor
Last updated: October 31, 2019 7:36 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Në vendin tonë sapo është themeluar, për herë të parë, “Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë”. Kjo përfaqësi ka për qëllim forcimin e pjesëmarrjes aktive të nxënësve në proceset e vendimmarrjes dhe në rritjen e cilësisë së procesit arsimor.

Për herë të parë në Shqipëri është themeluar “Parlamenti i Nxënësve”, i cili do të shërbejë si një forum ku do të dëgjohet zëri i nxënësve në funksion jo vetëm të përmirësimit të cilësisë së arsimit, por edhe eksperiencës së tyre shkollore. “Parlamenti i Nxënësve” ka një përfaqësi në nivel kombëtar me të drejtë anëtarësie për dy vite dhe ka për qëllim forcimin e pjesëmarrjes aktive të nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në proceset e vendimmarrjes dhe në rritjen e cilësisë së procesit arsimor. 

Të pranishëm në këtë aktivitet kanë qenë Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Besa Shahini, Zëvendësministrja për Rininë Znj. Lorena Haxhiu, përfaqësues të institucioneve të arsimit parauniversitar, nxënës e prindër të ftuar, mësues koordinatorë, mësues ndihmës dhe drejtues shkollash etj. 

Duke iu drejtuar parlamentarëve të zgjedhur, Ministrja Shahini u shpreh se MASR është ministria e të rinjve dhe fëmijëve, prandaj edhe vendimet duhet të merren duke i dëgjuar fëmijët dhe të rinjtë. 

 

Besa Shahini, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë  

“Kemi dëgjuar të rriturit, mësuesit ose prindërit, por kësaj i erdhi fundi sot. Mësuesit ose prindërit do të jenë gjithmonë partnerët tanë që të arrijmë më të mirën në sistemin e arsimit, por duam të dëgjojmë direkt edhe nga ju për shkak se është shumë e rëndësishme të mësojmë nga ju se si ndikoheni nga vendimet që ne marrim çdo ditë”- ka thënë Ministrja Shahini. 

Sipas ministres Shahini, angazhimi në “Parlamentin e Nxënësve” përbën një ushtrim demokracie dhe vullnetarizmi. “Deputetët e rinj mësojnë për vlerat e të shërbyerit bujar në komunitet, ku punohet jo për interesin personal por për të mirën publike dhe interesin e përbashkët të të gjithë nxënësve”, nënvizoi ajo. Ndër të tjera, Ministrja Shahini u shpreh në lidhje me diversitetin shoqëror që përfaqëson ky parlament historik: “Arritje të mëdha të kësaj nisme janë numri i lartë i vajzave, i fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe të nxënësve që vijnë nga pakicat e përfaqësuara. Këtu përfaqësohet diversiteti shoqëror në shkolla”, u shpreh ajo teksa u ka kërkuar nxënësve që të sjellin idetë e tyre origjinale, dhe jo të prindërve apo mësuesve të tyre”. 

Në këtë seancë të parë janë zgjedhur kryetari dhe zëvendëskryetarët e Parlamentit të Nxënësve, anëtarët e Sekretariatit Teknik. Ndërkohë që janë bërë ndarja e anëtarëve të Parlamentit në komisionet parlamentare, angazhimi për ndarjen e detyrave mbi hartimin e rregullores dhe vendosja e datës së mbledhjes së ardhshme – mbyllja e punimeve. Anëtarët mblidhen tre herë në vit për të diskutuar çështjet e rëndësishme për ta, si dhe për iniciuar aktivitete në nivel kombëtar.

N. Allkja Biçaku

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:parlamenti i nxenesvethemelohet
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Kafsha e zemrës”, vjen në shqip kryevepra e nobelistes Herta Müller
Next Article Dy fjalë për rëndësinë e lojërave te fëmijët
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?