Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: “Kafsha e zemrës”, vjen në shqip kryevepra e nobelistes Herta Müller
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

“Kafsha e zemrës”, vjen në shqip kryevepra e nobelistes Herta Müller

portalishkollor
Last updated: October 31, 2019 7:33 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Shtëpia botuese “Albas” sjell botimin e saj më të ri në këtë prag panairi të librit në Tiranë. Vjen në shqip romani “Kafsha e zemrës” nga shkrimtarja gjermane, Herta Müller, fituese e çmimit “Nobel” në letërsi për vitin 2009.

Me përkthim të Anna Kove, “Albas” sjell në shqip romanin fitues të çmimit “Nobel”, “Kafsha e zemrës” të autores gjermane Herta Müller. 

Personazhi kryesor, një studente e komunitetit shvab gjatë regjimit të Çausheskut në Rumani, tronditet nga vetëvrasja e Lolës, njërës prej shoqeve të saj të dhomës. Akoma më e ankthshme bëhet gjendja, kur i bie në dorë ditari i saj. Kjo vdekje e mistershme do të bashkoje përjetë katër miq: personazhin kryesor, Kurtin, Edgarin dhe Georgun, të cilët së bashku do përpiqen t`u bëjnë ballë përndjekjeve, spiunimit, dhunës dhe mungesave të panumërta. Absurditeti i jetës në diktaturë dhe qëndrimi i paepur disident ecin krah për krah në këtë roman, i cilësuar si kryevepra e nobelistes Herta Müller. 

Romanin “Kafsha e zemrës” të Herta Müller do të mund ta gjeni tashmë në librari, ndërsa ai do të jetë pjesë e stendës së shtëpisë botuese “Albas” gjatë Panairit të Librit Tirana 2019. 

Herta Müller – nobelistja e letërsisë për vitin 2009

Lindur më 17 gusht 1953 në qytezën Nickidorf të Rrethit Timishoara (Rumani), shkrimtare e gjuhës gjermane, por që trajton në librat e saj makthin e krijuar nga regjimi diktatorial në Rumaninë e periudhës komuniste, Herta Müller është e bija e një ish-oficeri të ushtrisë gjermane, shpronësuar nga bolshevikët. E ëma e shkrimtares vuajti vite me radhë internimin. Herta Müller ndoqi studimet për gjermanistikë në Timishoara. Miqësia me anëtarët e Grupit të Veprimit Banat (Aktionsgruppe Banat), ku bënin pjesë studentë dhe shkrimtarë me shtetësi rumune e prejardhje gjermane, që mbanin qëndrim kundërshtues ndaj regjimit komunist, e shtynë në qendër të vëmendjes së Securitatea-s (Sigurimi). Si pasojë e mospranimit për të bashkëpunuar me Sigurimin, Herta Müller u pushua nga puna dhe u dërgua me forcë, për “riedukim”, në një “mjedis punëtor të shëndetshëm”, në ndërmarrjen “Teknometal”. 

Më vonë punoi si përkthyese, edukatore dhe mësimdhënëse e gjermanishtes. Biografia e saj gjendet pjesërisht në vëllimin “Mbreti përkulet dhe vret”. Herta Müller debutoi me vëllimin “Niederungen” – “Trevat e ulëta”, në vitin 1982, pas një përballjeje të ashpër me censurën, që ia cenoi ndjeshëm dorëshkrimin. Dy vjet më vonë, libri pa dritën e botimit në Gjermaninë Perëndimore ashtu siç e pat shkruar autorja. Në vitin 1987, Herta Müller dhe bashkëshorti i saj i atëhershëm, shkrimtari dhe mendimtari Richard Wagner, mërguan në Gjermani. 

Herta Müller është anëtare e Akademisë Gjermane për Letërsi e Poezi dhe ka qenë e propozuar për Çmimin Nobel qysh në vitin 1999. Ndërsa ajo e fitoi atë dhjetë vite më vonë, në vitin 2009, për veprat e saja rreth jetës në Rumani, Evropën Juglidore pas Luftës së dytë botërore, dëbimin e pakicës gjermane në pjesën rumune në Banatë, si dhe për esetë e mbi traumat e luftës dhe ikjen e saj në Gjermani.

N. Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASherta mullerkafsha e zemres
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Detyrë portofoli, lënda Ekonomi, klasa XII
Next Article Themelohet “Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë”, synohet rritja e cilësisë së procesit arsimor
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?