Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Temperaturat e larta, nxënësit shkojnë me funde në shkollë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Temperaturat e larta, nxënësit shkojnë me funde në shkollë

portalishkollor
Last updated: June 23, 2017 2:33 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Në Britani duket se po kthehet në modë sfidimi i Kodit të Etikës, sa i përket veshjes në ambiente pune apo shkollore. Rreth 30 djem janë paraqitur me funde në ditën e tyre të shkollës, si shenjë proteste ndaj urdhrit që u ndalonte atyre të vishnin pantallona të shkurtra.

Nxënësit e Akademisë “ISCA” në Exeter kërkuan leje për të modifikuar uniformën e tyre shkollore, për shkak të motit të nxehtë të këtyre ditëve.

Njëri prej pjesëmarrësve në protestë tha se: “nuk na u lejua të vishnim të shkurtra, por unë nuk kam ndërmend të vesh pantallona të gjata. Bën shumë vapë”.

Mësuesja kujdestare, Aimee Mitchell tha se të shkurtrat nuk ishin pjesë e “uniformës së shkollës”.

Nxënësit, ndërkohë, thanë se ideja për të protestuar në këtë mënyrë erdhi nga vet mësuesja kujdestare, e cila ua kishte dhënë si sugjerim, por njëri prej tyre këmbënguli se nuk besonte që ajo ta kishte seriozisht.

Ata pretendojnë tashmë se shkolla do ta rikonsiderojë politikën kundër pantallonave të shkurtra, si rezultat i protestës së tyre, ndërsa mësuesja kujdestare u kishte dhënë madje edhe shpresa se kjo gjë do të ndodhë.

“Ne e pranojmë se ditët e fundit ka qenë jashtëzakonisht nxehtë, ndaj po bëjmë të pamundurën që t’u sigurojmë qoftë studentëve, ashtu edhe stafit akademik, një qëndrim sa më të rehatshëm në shkollë. Të shkurtrat, aktualisht nuk janë pjesë e uniformës për meshkujt, por unë nuk dua që të bëj ndonjë ndryshim, pa u konsultuar fillimisht me nxënësit dhe familjet e tyre. Gjithsesi, nëse moti i nxehtë do të vijojë të jetë i përditshëm, atëherë do të isha e lumtur të konsideroja çdo ndryshim për të ardhmen”, – tha mësuesja Mitchell.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:nxenesshkolle
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Roli i arsimit të lartë në shoqëritë demokratike
Next Article Ekspozitë dedikuar fëmijëve
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?