Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Roli i arsimit të lartë në shoqëritë demokratike
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Roli i arsimit të lartë në shoqëritë demokratike

portalishkollor
Last updated: June 23, 2017 11:19 am
portalishkollor
Share
SHARE

Ministri përmendi tri sfida kryesore në zhvillimin e arsimit të lartë. Ai theksoi ngritjen e cilësisë, sepse vetëm në këtë mënyrë do të rritet roli dhe fuqia e universiteteve që për rezultat do të ketë ngritjen e zhvillimit ekonomik …

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami mori pjesë në konferencën regjionale “Roli i arsimit të lartë në shoqëritë demokratike”, në të cilën po merr pjesë një delegacion nga Universiteti James Medison, i kryesuar nga rektori, z. Jonathan R. Alger. Në këtë Konferencë u fol për rolin e arsimit të lartë në transformimet sociale dhe politike, në veçanti në shoqëritë në tranzicion.

Me këtë rast, ministri Bajrami theksoi rëndësinë e arsimit të lartë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në demokratizimin e shoqërisë, ndërsa tha se Kosova duhet të ketë prioritet arsimin edhe më tutje, në mënyrë që të krijojë kuadro me shkathtësi dhe kompetenca jo vetëm për tregun kosovar, por edhe më gjerë.

Ministri përmendi tri sfida kryesore në zhvillimin e arsimit të lartë. Si sfidë kryesore ai theksoi ngritjen e cilësisë, sepse theksoi se vetëm në këtë mënyrë do të rritet roli dhe fuqia e universiteteve që për rezultat do të ketë ngritjen e zhvillimit ekonomik dhe zhvillimin e shoqërisë në përgjithësi.

Si sfida tjera, ministri Bajrami përmendi orientimin strategjik të arsimit të lartë drejt nevojave të tregut të punës, si dhe mënyrën se si do të bëhet financimi në arsimin e lartë.

Ministri Bajrami u ndal edhe të bashkëpunimi me universitetet amerikane, ndërsa theksoi se deri më tani 185 studentë kosovarë janë dërguar për studime master në universitete të njohura amerikane përmes programit të Lidershipit të Transformuar.

Ndërsa, Ministri përmendi në veçanti bashkëpunimin që Kosova ka me Universitetin “James Madison”, me të cilin ka edhe Marrëveshje Bashkëpunimi, nga e cila universitetet kosovare do të përfitojnë edhe më tutje nga përvoja amerikane në arsimin e lartë. 

Rektori i James Madison University, z. Jonathan R. Alger theksoi se, Kosova ka mundësi të shkëlqyeshme që të fokusohet në shfrytëzimin e potancialit që ka, duke qenë se ka një popullsi të re. Alger tha se është çështje tejet e rëndësishme që t’u mundësohet të gjithë individëve të shfrytëzojnë potencialin e plotë që kanë.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:arsim bajramiuniveristeti
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Anisa, studentja e verbër që mbron doktoraturën
Next Article Temperaturat e larta, nxënësit shkojnë me funde në shkollë
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?