Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Teknologjia në klasë, mënyra si të aktivizoni nxënësit
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kuriozitete

Teknologjia në klasë, mënyra si të aktivizoni nxënësit

portalishkollor
Last updated: July 26, 2016 12:24 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Përdorimi i teknologjisë në klasë dhe angazhimi i nxënësve që ta përdorin atë për të mësuar duket pak e vështirë, por nuk është e pamundur. Ju sjellim disa mënyra se si ju mund të veproni që t’i vini nxënësit në punë, të mund t’i kontrolloni dhe motivoni ata.

Kthejeni mësimin në lojë

Të fusni lojërat në orët mësimore mund të bëjë që ora e mësimit të jetë më argëtuese dhe më tërheqëse për nxënësit. Për shembull, në çdo kohë kur sillni në klasë një konkurs ose arritje me nivele dhe shërbime në një ushtrim në klasë, ajo automatikisht kthehet në një lojë. Kjo jo vetëm që do i angazhojë nxënësit, por edhe do mësojnë edhe pjesa tjetër që nuk dëgjonin mësimin më parë.

Lejojini nxënësit të krijojnë

Në ditët e sotme ka shumë aplikacione dhe programe kompjuterike nga të cilat nxënësit mund të krijojnë shumë gjëra të bukura digjitale. Këto mund të jenë pyetësorë ku nxënësit mund të krijojnë vetë pyetjet, por edhe të luajnë.

Bëjini nxënësit të punojnë së bashku

Të bëni nxënësit që të punojnë në dyshe, në grupe të vogla ose edhe të mëdha i mëson ata  të punojnë në ekip. Teknologjia e sotme nuk lejon vetëm nxënësit e njërës klasë të punojnë së bashku, por ekipet e tyre mund të zgjerohen brenda shkollës, qytetit ose shtetit. Gjithashtu programet e ndryshme në internet u lejojnë atyre të punojnë edhe me moshatarë nga e gjithë bota.

Të mësuarit në bazë të një projekti

Kur nxënësit aplikojnë atë që po mësojnë në projekte, temat të cilat po mësojnë mund të marrin një kuptim shumë më të gjerë. Aktiviteti dhe krijimi i një projekti të tillë jo vetëm që zhvillon trurin, por edhe i mëson nxënësit si të punojnë me detaje duke zhvilluar një plan të mirë menduar.

Futni një ose më shumë vizitorë në klasë

Me fuqinë e programeve me video si: Skype apo Facetime dhe shumë të tjera, asnjëherë më parë aftësia për t’u lidhur me njerëz të tjerë rreth e qark botës nuk ka qenë më e lehtë apo më e lirë. Përdorni këto programe për të sjellë një gjë ndryshe në klasë. Padyshim është një dalje nga rutina e përditshme kur nxënësit të kenë mundësinë të diskutojnë për mësimet me një mësues të një vendi tjetër ose të ndajnë mendime dhe hipoteza me nxënës të një kontinenti tjetër.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:klasenxenesteknologjia
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Prindër, përkuluni e shikojeni në sy fëmijën kur i flisni!
Next Article Genti Daku, studenti shqiptar që u dekorua nga Obama
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?