Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Të mësuarit me projekte
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Të mësuarit me projekte

portalishkollor
Last updated: July 27, 2016 12:30 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Çfarë është të mësuarit bazuar në projekte (MBP)?

Të mësuarit bazuar në projekte është një metodë mësimore ku nxënësit marrin njohuri dhe i zbatojnë ato, duke punuar në një projekt në të cilin ata hulumtojnë në thellësi një temë apo problem të caktuar. Ashtu si të gjitha metodat mësimore, MBP nuk është e pavarur. Ajo bën thellimin e njohurive të marra në klasë dhe zbatimin e tyre në praktikë duke thelluar të kuptuarit e koncepteve nga ana e nxënësve.

Cilat janë përfitimet e nxënësve?

Në MBP, nxënësit punojnë për të hetuar koncepte duke bërë zgjedhjet e tyre. MBP është interesant për nxënësit, shton interesin e nxënësve, dëshirën për punë, ndihen të barabartë në angazhim, praktikojnë aftësitë e tyre gjë që çon në rritjen e rezultateve në mësim si dhe i përgatit për jetën.

Cilat janë përfitimet e mësuesve?

Mësuesit pasi kanë dhënë detyrat dhe kushtet e nevojshme për projektin, do të jetë vetëm udhëzues dhe lehtësues. Janë nxënësit ata që do të bëjnë punën. Mësuesi vlerëson vetëm me një notë në përfundim të projektit.

Çfarë është e nevojshme për tëmësuarit bazuar në projekte (MBP)?

–         Përmbajtja kryesore. Projekti është i bazuar në njohuri të kyçe që kanë marrë në mësim.

–         Kompetencat kyçe. Nxënësit ndërtojnë kompetencat kyçe të vlefshme për botën e sotme si të menduarit kritik, bashkëpunimi, komunikim, krijim etj.

–         Hulumtim i thellë. Nxënësit janë të angazhuar në një proces të zgjatur, duke kërkuar, duke bërë pyetje, duke përdorur burimet dhe duke u përgjigjur.

–         Ndërtimi i pyetjeve. MBP është fokusuar në një pyetje të hapur që nxënësit do të t’i japin përgjigje në fund të kërkimit.

–         Zgjedhjet dhe vendimet. Nxënësit do të zgjedhin, vendosin në lidhje më atë se çfarë do të krijo një (produktin), si do të përdorin kohën, burimet etj.

–         Rishikimi. Gjatë MBP, nxënësit aftësohen të rishikojnë punën, për të bërë ndryshime apo për të bërë hetime të mëtejshme.

–         Audienca. Nxënësit paraqesin punën e tyre përpara njerëzve të tjerë siç janë shokët e klasës, mësuesja por dhe prindërit.

Si mund të planifikojmë një aktivitet me të mësuarit bazuar në projekte (MBP)

  • Vendos standarde për punën.
  • Ndërto problemin dhe pyetjet bazuar mbi një informacion.
  • Planifikoni se çfarë doni ju që të bëjnë nxënësit gjatë këtij hulumtimi.
  • Ndërto një plan.
  • Vëre planin në zbatim.
  • Rishiko dhe bëj ndryshimet e duhura.
  • Prezanto.

(Përgatiti: Drita Kolndreu, Burimi: Buck Institute for Education)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:mesimdhenesmesuesmesuesenxenesprojekte
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Genti Daku, studenti shqiptar që u dekorua nga Obama
Next Article 10 vende më impresionuese në botë, duhet t’i vizitoni!
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?