Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Studiuesit: Ushtrimet fizike ngadalësojnë plakjen
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kuriozitete

Studiuesit: Ushtrimet fizike ngadalësojnë plakjen

portalishkollor
Last updated: May 15, 2017 10:15 am
portalishkollor
Share
SHARE

Studimi, i botuar në gazetën “Preventive Medicine”, Mjekësia Parandaluese, zbuloi se njerëzit me aktivitet të lartë fizik, kanë qeliza më të reja, bazuar tek matja e gjatësisë së telomereve të tyre.

“Fakti që je 40 vjeç nuk do të thotë se je 40 vjet biologjikisht”, – thotë profesori i Universitetit Brigham Young, Larry Tucker.

“Të gjithë e dimë, se njerëzit mund të duken më të rinj se sa mosha e tyre e vërtetë. Sa më aktivë të jemi fizikisht, aq më pak na plaket trupi biologjikisht”, – thotë profesori.

Studimi, i botuar në gazetën “Preventive Medicine” – Mjekësia Parandaluese, zbuloi se njerëzit me aktivitet të lartë fizik, kanë qeliza më të reja, bazuar tek matja e gjatësisë së telomereve të tyre.

Telomeret janë pjesa fundore proteinike e kromozomeve njerëzore, të cilat shkurtohen me kalimin e moshës, ngaqë sa herë që një qelizë riprodhohet, ajo shkurtohet. Ushtrimet fizike duket se e mënjanojnë këtë proces.

Tucker thotë se të rriturit që kryejnë shumë ushtrime fizike i kanë telomeret 9 vjet më të reja se sa njerëzit që nuk kryejnë ushtrime dhe 7 vjet më të reja se të personave që kryejnë ushtrime fizike në mënyrë të moderuar.

Për t’u konsideruar si individë shumë aktivë, gratë duhet të vrapojnë të paktën nga 30 minuta 5 herë në javë dhe burrat të vrapojnë nga 40 minuta 5 herë në javë.

“Nëse do të shohësh ndryshim në ngadalësimin e plakjes biologjike, pak ushtrime nuk janë të mjaftueshme. Nevojitet stërvitje e rregullt fizike dhe me intensitet të lartë”,- thotë prof. Tucker.

Ai arriti në këtë përfundim pasi studioi të dhënat e 5,823 të rriturve, të cilët u përfshinë në studimin e Qendrave Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve, të Shëndetin Kombëtar dhe Studimit të Ushqyerjes, të cilat matën gjatësinë e telomereve të personave të përfshirë në studim. Shkencëtarët morën në konsideratë në këtë studim edhe nivelet e aktivitetit fizik të pjesëmarrësve.

Telomeret më të shkurtra u vunë re tek njerëzit që kishin një jetë sedentare; diferenca mes telomereve të tyre dhe të atyre që kryejnë ushtrime fizike me intensitet të ulët nuk ishte shumë e ndryshme.

Prof. Tucker tha se ende nuk dihen arsyet përse aktiviteti fizik parandalon shkurtimin e telomereve.

“Ne e dimë se aktiviteti fizik i vazhdueshëm ndihmon në pakësimin e vdekjeve dhe në zgjatjen e jetës dhe tani e dimë që pjesërisht ky avantazh mund të realizohet në saje të ruajtjes së gjatësisë së telomereve”, – përfundoi ai.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:plakjenushtrime
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Libri digjital, Albas në shkollën “Muhamer Janina”
Next Article Orë mësimi digjitale në lëndën e fizikës, klasa X-të
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?