Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Libri digjital, Albas në shkollën “Muhamer Janina”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Libri digjital, Albas në shkollën “Muhamer Janina”

portalishkollor
Last updated: May 15, 2017 10:11 am
portalishkollor
Share
SHARE

Ekipi i trajnimeve të Portalit Shkollor Albas ishte në shkollën “Muhamer Janina” në Urën Vajgurore për të diskutuar me mësuesit e kësaj shkolle për librat digjitalë. Trajnerët biseduan nga afër me mësuesit dhe ndanë së bashku eksperiencën 2-vjeçare të përdorimit të teksteve digjitale në orën e mësimit. Qëllimi i takimeve është ofrimi i asistencës teknike, prezantimi i orëve model dhe bashkëbisedimi nga afër i autorëve të teksteve më mësuesit.

Trajnimi u organizua sipas tre pikave: 

  • Si funksionon një libër digjital
  • Planifikimi i një ore mësimi model duke përdorur librin digjital
  • Si të bëhemi pjesë e kësaj platforme shkollore dhe të shkarkojmë librat digjital

Mësuesit kanë një raft librash virtualë njëlloj siç mund të kenë në shtëpi ose në shkollë një raft fizik librash. Ata kanë mundësi të zgjedhin librin që duan të përdorin duke klikuar kopertinën e atij libri. Në raftin virtual mësuesit mund të kenë libra nga klasa e 1-rë deri në klasën e XII-të. Vlen të theksohet që struktura e ndërtimit dhe përdorimi i librit është i njëjtë për të gjithë librat digjitalë.

Mësuesit u njohën më mënyrën e ndërtimit të një orë model në lëndën e fizikës, klasa e X-të. Ora model e ndërtuar mbi tekstin digjital u prezantua nga trajnerja Elona Terziu e cila është një përdoruese e rregullt e librit digjital në orën e mësimit. Tema mësimore: “Llogaritja e energjisë potenciale dhe energjisë kinetike” është e pasur me materiale multimediale aplete dhe pyetësorë. 

Procesi i regjistrimit dhe i shkarkimit të librit digjital konsiston në ndjekjen e disa hapave kyç si: krijimi i llogarisë personale për secilin mësues, zgjedhja e lëndëve që japin mësim në shkollë, krijimi i klasave virtuale të ndara në grupe dhe përdorimi i materialeve multimediale që ndodhen brenda librit digjital. Mësuesit kanë mundësi të parapërgatiten për një temë të caktuar në shtëpi, të përzgjedhin materiale, t’i bashkëngjitin në tekst dhe platforma bën të mundur që materialet të dërgohen nga pajisja në shtëpi në laptopin e shkollës duke përdorur llogarinë personale të mësuesit.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASdigjitallibri
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Arti i pabesueshëm me lëngje të derdhura dhe pluhur!
Next Article Studiuesit: Ushtrimet fizike ngadalësojnë plakjen
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?