Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Shtëpia botuese ALBAS sjell për ju mbi 50 tituj të rinj
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Shtëpia botuese ALBAS sjell për ju mbi 50 tituj të rinj

portalishkollor
Last updated: February 18, 2016 8:50 am
portalishkollor
Share
SHARE

Në stendën tonë do të gjeni libra të cilët përfshijnë të gjitha grup moshat që nga librat për bebe deri te librat universitarë si dhe libra të llojeve të ndryshëm letrarë e jo letrarë për të rritur

Shtëpia botuese ALBAS në Panairin e Librit sjell për ju mbi 50 tituj të rinj. Në stendën tonë do të gjeni libra të cilët përfshijnë të gjitha grup moshat që nga librat për bebe deri te librat universitarë si dhe libra të llojeve të ndryshëm letrarë e jo letrarë për të rritur.

Disa nga botimet më të rëndësishme lidhen me zgjerimin me tituj të rinj të serive për fëmijë mbi moshën 8 e 9 vjeç:

Një familje e paparë

Koni dhe Maksi

Më quajnë… (biografitë e njerëzve më të famshëm në botë)

Seria e Klasikëve botërorë për fëmijë vjen tani në 3 variante të ndryshme:

Klasikët e mi të parë (përshtatur për moshat mbi 3 vjeç)

Klasikët për fëmijë (përshtatur për moshat mbi 7 vjeç)

Klasikët për fëmijë, mbi 9 vjeç, ku librat janë sjellë të përkthyera nga origjinali në një mënyrë të freskët e origjinale në dizajn: “Liza në botën e çudirave”, “Aventurat e Pinokut”, “Princi i vogël”, “Pipi çorapëgjata”, “Piter Pan” kjo seri do të vazhdojë të plotësohet me tituj të rinj.

Në serinë e librave psikologjikë të psikologut amerikan Scot Peck, kemi sjellë “Bijtë e gënjeshtrës”, një libër që synon të zbulojë instinktin e gënjeshtrës brenda trupit njerëzor. Ky libër është përkthyer nga Genc Muçollari.

Një emër i madh i letërsisë bashkëkohore serbe vjen në stendën tonë nga Pavić, “Peizazhe të pikturuara me çaj”, përkthyer nga Ben Andoni.

Në serinë “Poezi dhe imazh”, kemi sjellë disa tituj librash: “E bardha pa të bardhë” nga poetja franceze Laura Cambau, Maks Velo, Rudina Çupi si dhe “Antologji e poezisë së Dangerous Method” nga një grup poetësh të rinj.

Seria e librave universitarë është pasuruar mjaft në botime nga pedagogë të degëve të ndryshme që i përkasin fakulteteve të lëndëve shkencore dhe të atyre shoqërore.

Risi në këtë panair është libri “Legjenda dhe vendet shqiptare”, i cili hap projektin tonë për letërsinë gojore shqiptare të sjellë në një mënyrë të re dhe origjinale, me një bashkëpunim të frytshëm me autorët: Rita Petro, Tonin Çobani, fotografin Felix Bilani dhe piktorët Ledia Kostandini dhe Semela Mero.

Ju mirëpresim në Panairin e Librit tek stenda e ALBAS nga data 11.11.2015 deri në datën 15.11.2015.

©Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article BOTOHET NE FRANCË LIBRI “VRIMA” I RITA PETROS
Next Article Shtëpia botuese ALBAS prezanton e-librin
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?