Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: BOTOHET NE FRANCË LIBRI “VRIMA” I RITA PETROS
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

BOTOHET NE FRANCË LIBRI “VRIMA” I RITA PETROS

portalishkollor
Last updated: February 18, 2016 8:47 am
portalishkollor
Share
SHARE

Pa mbushur ende një vit nga botimi, libri “Vrima” botohet në Francë me përkthim të Luan Ramës nga shtëpia botuese prestigjioze L’Harmattan. Ky botim mban titullin  “L’ORIGINE” dhe është i ilustruar me imazhe të fotografit të mirënjohur Felix Bilani. Botuesi francez e ka vlerësuar këtë libër si “një vepër poetike me një forcë të bukur të të shkruarit, ku dhuna zbulon kuptimin ekzistencial të jetës që qëndron brenda saj. Me një ndjeshmëri shumë të madhe përshkruhet thelbi i pranisë së erotizmit të ofruar gjithmonë me një gjuhë të zgjedhur e mjaft të kujdesshme poetike…”… “ Origjina,  një libër mbi burimin e jetës, dashurinë, frymën… lexojmê këtê libër dhe ja tek na shfaqet Courbet me tablotë e tij prej mishi dhe zjarri….”.

Në fakt “Vrima”, ndonëse e befasoi dhe e tronditi një pjesë të lexuesit shqiptar me erotizmin e hapur, u vlerësua si një libër që e përdor erosin për të thyer tabutë që lidhen me moralin, legjendat, shkencën, fenë dhe vetë origjinën njerëzore. Për këtë libër janë shkruar deri tani mjaft artikuj apo analiza studimore nga studiues e pedagogë, gazetarë e shkrimtarë. Poetja ka qenë e ftuar në auditorë universitarë të Tiranës, Prishtinës e Tetovës, si dhe në disa mjedise shkollore.

Gjithashtu Petro është prononcuar për filozofinë e saj poetike në disa emisione mediatike profesionale në fushën e librit. Një nga kulmet e suksesit të saj si poete ishte dhe bashkëpunimi me regjisorin Arian Sukniqi, i cili realizoi baletin modern “Penetrimi i shpirtrave” mbi libretin e librit “Vrima”, një realizim i panjohur më parë në skenën shqiptare, ku u harmonizua aq bukur gjuha e poezisë me performancën e balerinëve.

Ndërsa studiuesi Luan Rama që është njëkohësisht dhe përkthyesi i poezisë së Petros, ka preferuar që vlerësimin e tij kritik ta japë në formën e një poezie:

“Ka të kuqe në këtë libër/ ka të zezë-të zezë /sy të mbyllur që shohin botën/ thirrja e Gojës dhe e verdha e Vermerit/ si një copëz diell që zhduket…/ Rembrandi fle, Delakrua gjithashtu fle/ Da Vinci nuk zgjohet më/ ndërsa ti, ti shëtit nëpër erë, e dehur nga dashuria duke kërkuar burimet e këtij lumi ku lahet ende Sylamit.”

©Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:Rita PetroVrima
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Pavarësia e Kosovës, atmosferë festash në shkolla
Next Article Shtëpia botuese ALBAS sjell për ju mbi 50 tituj të rinj
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?