Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Romani “Shpresa më e madhe” nën interpretimin teatror të nxënësve të shkollës “Qemal Stafa”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Romani “Shpresa më e madhe” nën interpretimin teatror të nxënësve të shkollës “Qemal Stafa”

portalishkollor
Last updated: November 3, 2021 7:26 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Në një aktivitet të zhvilluar në gjimnazin Qemal Stafa në Tiranë, është festuar në nder të 100 vjetorit të lindjes së shkrimtares Ilse Aichinger. Bazuar në romanin e “Shpresa më e madhe” gjimnazistët kanë performuar një pjesë teatrale ndërsa më pas u zhvillua edhe një diskutim letrar.

“Festojmë dhe kujtojmë se bashku 100 vjetorin e shkrimtares Ilse Aichinger”, ky qe titulli i aktivitetit i realizuar në gjimnazin “Qemal Stafa”, ku mbizotëroi performanca në teatër dhe diskutimi letrar.

Nxënësit e talentuar në disiplinën e teatrit si pjesë e kurrikulës shkollore në lëndën e arteve në bashkëpunim me regjisorin Kastriot Ramollari vunë në skenë  një fragment të titulluar “Vdekja e gjyshes”,  i shkëputur nga kapitulli i romanit me titull “Shpresa më e madhe” e autores Ilse Aichinger i sjellë në shqip nga Shtëpia Botuese Albas. 

I shkruar nga zonjushë Kafka apo Kafka grua e letërsisë gjermane, siç është quajtur nga kritika Ilse Aichinger-i, romani Shpresa më e madhe është renditur ndër 100 librat më të bukur të shekullit XX.

Autorja shquhet për mesazhet kundër racizmit drejtuar të rinjve. Ndërsa në romanin “Shpresa më e madhe” ajo na rrëfen magjishëm se njeriu nuk duhet t’i humbasë kurrë besimin dhe ëndrrat e tij se qielli diku do të jetë vetëm i kaltër…

Pjesëmarrësit në këtë event teatror dhe letrar ishin përkthyesja e romanit dhe poetja Anna Kove, shkrimtari dhe studiuesi Arian Leka dhe regjisori Kastriot Ramollari. 

Ky aktivitet u  mbështet nga fondacioni S.Fischer Stiftung. Pas interpretimit të shfaqjes nxënësit diskutuan rreth librit që tashmë gjendet në disa kopje në bibliotekën e shkollës si dhuratë nga ky fondacion. 

Përkthyesja Anna Kove në fjalën e saj tha se: “Ilse Aichinger ka arritur që nga perspektiva e fëmijës të tregojë një ngjarje shumë të madhe siç ishin edhe ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore dhe persekucioni i Gestapos mbi popullsinë hebre. Jo pa qëllim e kemi quajtur këtë aktivitet ‘Totalitarizmi s‘e vret dot dashurinë’, pasi, që në fillim të librit, ne hasemi me privimin e lirisë së kësaj popullsie në Vjenën e viteve 1935-1945 por edhe në gjithë Evropën. Autorja paraqet në këtë roman skena nga jeta e saj, thuhet nga biografët” . 

Qendra Kombëtare e Librit dhuroi nga një paketë me libra për nxënësit që interpretuan në teatër.  

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASinterpretimnxenesqemal stafashpresa me e madhe
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article A pushojnë me të vërtetë mësimdhënësit, të cilët janë edhe prindër, gjatë festave të fundvitit?
Next Article Për Halloween-in tjetër…. gјithnјë të veçantë
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?