Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: A pushojnë me të vërtetë mësimdhënësit, të cilët janë edhe prindër, gjatë festave të fundvitit?
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

A pushojnë me të vërtetë mësimdhënësit, të cilët janë edhe prindër, gjatë festave të fundvitit?

portalishkollor
Last updated: November 2, 2021 9:34 pm
portalishkollor
Share
SHARE

“Si mund t’ju dhuroj dashuri gjatë këtyre pushimeve dimërore?”, pyeta familjen time. Fjalët e tyre ishin: “duam qetësi, të rrimë dhe të luajmë më shumë bashkë”. Në përpjekjen time për të krijuar përvojë magjike për familjen, e kisha mbingarkuar kalendarin me gjëra më pak të rëndësishme. Besoj s’jam e vetmja.

Mësimdhënësit po presin me padurim pushimet dimërore. Por mund të jetë e vështirë të shkëputesh nga puna – dhe të mos e zësh hapin. Një studim i ri ka zbuluar se pushimi nga puna gjatë periudhave festive është thelbësore për të shmangur rraskapitjen. Koha e pushimeve i lejon mësuesit të “rikthejnë energjinë e tyre emocionale”.

Dr. Paul Flaxman, pedagog i psikologjisë organizative, thekson: “Puna jonë tregon se pushimet për mësuesit, veçanërisht në periudha të tilla si pushimet dimërore dhe Krishtlindjet, janë shumë të rëndësishme. Është mirë të sigurohemi që mësuesit të kenë mundësi të shumta për t’u rikuperuar nga kërkesat e punës. Kjo do të ndihmonte në parandalimin e rraskapitjes.”

Por ka një hendek të madh midis të diturit se duhet të bëni një pushim dhe zbatimit të kësaj praktike. Këto janë disa ide se si të relaksoheni bashkë me anëtarët e familjes suaj.

Largoni traditat e panevojshme të festave

Pyetni secilin anëtar të familjes se cilat janë traditat e tyre të preferuara të fundvitit dhe planifikoni t’i realizoni vetëm ato. Pastaj, çlirojeni veten dhe familjen tuaj nga presioni për të bërë diçka tjetër. Për shembull, anashkaloni shkuarjen ne koncertin e festave që askush nuk e pëlqen dhe shikoni një film në vend të atij aktiviteti. Mos dekoroni shtëpinë nëse askush nuk ka dëshirë. Zgjidhni një ose dy receta biskotash për t’i bërë me fëmijët tuaj të vegjël dhe ruani gjashtëmbëdhjetë recetat e tjera për një herë tjetër.

Thjeshtoni menunë e festave

Nëse familja juaj është disi si e imja, mbledhjet familjare nënkuptojnë një bollëk ushqimesh. Kjo vjen me dozën e vet të stresit dhe lodhjes. Nëse jeni duke pritur miq apo familjarë gjatë festave, merrni parasysh thjeshtimin e menusë. Nëse jeni të ftuar në një vakt familjar dhe nuk keni kontroll mbi menunë, kërkoni mënyra për të ndihmuar njerëzit përreth jush.

Gjeni kohë për veten tuaj

Pjesa më e vështirë për t’u çlodhur është pritshmëria se duhet të relaksoheni. Më pas bëhet një punë e përditshme në vetvete, një detyrë tjetër për të cilën duhet të gjesh kohë. Mbani mend, të relaksoheni nuk është njësoj si të mos bëni asgjë, sepse kjo zakonisht rezulton në mendjen tuaj të pengojë të gjitha gjërat për të cilat duhet të përgatiteni në janar.

Kam gjetur dy gjëra që ndihmojnë për të lënë mënjanë shqetësimet. E para është të pranosh se ka gjëra që duhet të bësh; pra tregohuni realist dhe lini mënjanë disa orë për të përfunduar disa detyra të vogla. Gjetja e një libri me tregime që mund të dëshironi t’i lexoni klasës suaj mund të jetë një detyrë mjaft e këndshme dhe t’ju japë një ndjenjë të vogël arritjeje.

Burimi: Klikoni këtu Klikoni këtu

Era Baliu

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:a pushojne mesimdhenesitALBASfestata e fundvitit
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Florinda Palaj: Ndryshimi midis mësimdhënies së drejtuar nga mësuesi dhe mësimdhënies me në qendër nxënësin
Next Article Romani “Shpresa më e madhe” nën interpretimin teatror të nxënësve të shkollës “Qemal Stafa”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?