Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Pse një program për sigurinë në shkollë?
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Pse një program për sigurinë në shkollë?

portalishkollor
Last updated: February 22, 2018 10:48 am
portalishkollor
Share
SHARE

Të dashur nxënës! Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Brendshme, Akademia e Sigurisë dhe Urdhri i Psikologut do të ndërmarrin projektin “Shkolla të sigurta – Oficerët e Sigurisë në shkolla”.

Të dashur nxënës! Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Brendshme, Akademia e Sigurisë dhe Urdhri i Psikologut do të ndërmarrin projektin “Shkolla të sigurta – Oficerët e Sigurisë në shkolla”, i cili i jep një vëmendje të posaçme rritjes së sigurisë, si brenda ashtu përreth shkollave.

Siguria në shkollë dhe lufta kundër dukurive të tilla, si episode të dhunës, përdorimi i drogave dhe i substancave abuzive, dukuria e bulizmit, siguria fizike në shkolla etj., janë prioritet i punës së shkollës për sigurimin e mirëqenies suaj fizike dhe sociale.

Qëllimi i kësaj iniciative është garantimi i një mjedisi të nxëni të sigurt për ju dhe komunitetin rreth jush.

Çfarë janë oficerët e sigurisë në shkolla?

• Të rinj dhe të reja të mirëtrajnuar nga Akademia e Sigurisë dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

• Staf i familjes së madhe të shkollës, sikundër mësuesit dhe administrata e shkollës.

• Njerëz që do të kujdesen për ruajtjen e sigurisë në shkollë dhe përreth saj.

• Profesionistë që do të kenë akses ne vendosjen e kontakteve me ju në rast rreziku.

• Profesionistë, të cilët do t’ju informojnë për respektimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit në shkollë.

• Staf i cili do të identifikojë, raportojë dhe bashkëpunojë me drejtuesit, mësuesit, prindin, psikologun e shkollës për zgjidhjen e situatave konfliktuale, parandalimin e dhunës, abuzimin me drogat, radikalizmin e dhunshëm, ngacmimet etj.

• Profesionistë që në mënyrë periodike zhvillojnë leksione ose biseda me ju, me qëllim ndërgjegjësimin rreth dukurive dhe kërcënimeve të mundshme, si dhuna, substancat narkotike, trafikimi, siguria fizike nga zjarri etj.

Si duhet ta konsideroni praninë e një oficeri sigurie në shkollën tuaj?

Prania e një oficeri sigurie pranë shkollës tuaj do t’ju garantojë një mjedis të sigurt dhe miqësor.

Konsiderojeni oficerin e sigurisë si një mik dhe bashkëpunoni me të.

  • Oficeri i sigurisë do të krijojë një mjedis miqësor me ju. 
  • Oficeri i sigurisë do të krijojë marrëdhënie të mira me ju, do të nxisë dhe mbështesë një klimë bashkëpunuese me stafin e shkollës, psikologun e shkollës, oficerin e policimit në komunitet dhe prindërit.

Konsiderojeni oficerin e sigurisë si një person me vlera dhe moral të lartë.

• Integriteti, profesionalizmi dhe diskrecioni. Për vetë natyrën delikate të detyrës së oficerit të sigurisë, integriteti i lartë dhe profesionalizmi i tij janë vlera të panegociueshme.

• Shembulli pozitiv. Oficeri i sigurisë do të sjellë një nga rolet më me ndikim tek ju, duke treguar shembullin personal pozitiv, duke qenë i sinqertë, me integritet, inkurajues dhe mbështetës me ju dhe me prindërit tuaj.

• Serioziteti i detyrës. Oficeri i sigurisë do të marrë seriozisht të gjitha shqetësimet dhe do të ndjekë hapat e duhur për të ndërmarrë një veprim për sigurinë tuaj.

Kur mund t’i drejtoheni për ndihmë një oficeri sigurie?

Ju mund t’i drejtoheni për ndihmë një oficeri sigurie, nëse:

• shihni një situatë krimi dhe dhune në shkollë (njoftimi juaj mund t’i parandalojë këto fenomene);

• dikush tenton t’ju dhunojë;

• dikush tenton t’ju ngacmojë jashtë perimetrit të shkollës;

• dikush tenton të përdorë mjete të forta;

• dikush tenton të përdorë armë të ftohta apo ato të zjarrit;

• dikush tenton t’ju ofrojë lëndë narkotike, duhan, alkool;

• ndodheni në një situatë konflikti;

• kërkoni informacion më të hollësishëm se si të ndërgjegjësoheni për parandalimin e dukurive të sipërpërmendura;

• keni nevojë për të bashkëpunuar me institucionet e rendit, në përmbushje të sigurisë në shkollë.

IZHA

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:izhashkolle
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Oficerët e sigurisë në shkolla
Next Article Matura 2018, masa më të forta për administrimin e provimeve
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?