Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Provimi i portalit, pas 21 korrikut do të publikohet kalendari me datat, oraret dhe profilet përkatëse (2021)
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Provimi i portalit, pas 21 korrikut do të publikohet kalendari me datat, oraret dhe profilet përkatëse (2021)

portalishkollor
Last updated: July 1, 2021 10:14 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Nga ana e Qendrës së Shërbimeve Arsimore është njoftuar se gjatë muajve korrik-gusht 2021, pranë QSHA do të zhvillohet testimi i informatizuar për punësimin e mësuesve. Ndërsa pas datës 21 korrik do të publikohet kalendari me datat, oraret dhe profilet për këtë provim.

Testimi i informatizuar i mësuesve për vitin 2021 do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore gjatë muajve korrik-gusht. 

Njoftimin e ka bërë QSHA duke theksuar se pas datës 21 korrik do të publikohet kalendari me datat, oraret dhe profilet për portalin “Mësues për Shqipërinë 2021”. 

Kandidati duhet të paraqitet në QSHA 30 minuta para fillimit të testimit të informatizuar.

Ditën e testimit, kandidati duhet të jetë i pajisur me:  

1. Letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë, dokumenti origjinal);

2. Kopje të Kartës ID ose Pasaportës;

3. Formularin e pjesëmarrjes në testimin e informatizuar të lëshuar nga komisioni i vlerësimit të dosjeve në DRAP.

Kandidatët, të cilëve u mungojnë këto dokumente, nuk mund të marrin pjesë në testimin e informatizuar.

Kandidatët pjesëmarrës duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme:

1. ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të testimit, pasi kjo vlerësohet si kriter përjashtimi;

2. ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e testimit;

3. ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të testimit.

Pas publikimit të listave, të gjithë kandidatët duhet të verifikojnë emrin, mbiemrin, profilin, si dhe datën dhe orën e testimit në faqen zyrtare të QSHA. Në rast pasaktësish kandidati duhet t’i drejtohet DRAP/ZVA përkatëse.

Testimi i informatizuar do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (më poshtë QSHA) me adresë: Bulevardi “ZhanD’Ark”, Nr. 23, Tiranë (ish-ATSH).

Në kuadër të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, Gjatë paraqitjes për pjesëmarrje në testim, kandidati duhet të ketë parasysh dhe të zbatojë rregullat e mëposhtme:

1. Duhet patjetër të paraqitet pranë QSHA-së, i pajisur me mjetet mbrojtëse, maskë dhe doreza plastike;

2. Duhet të zbatojë ruajtjen e distancës fizike 1,5 – 2 metër nga kandidatët e tjerë;

3. Duhet të ketë me vete vetëm dokumentet e kërkuara dhe mjetin e identifikimit;

4. Duhet të ketë me vete stilolaps për nënshkrimin e deklaratës dhe rezultatit të testimit.

Nuk lejohen celularët, çantat dhe sende të tjera personale të panevojshme për zhvillimin e testimit.

Ky më poshtë është njoftimi i plotë i dalë nga QSHA 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:kalendariprovimi i portalitqsha
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Dentofobia, frika që sjellë pasoja për shëndetin oral dhe jo vetëm
Next Article Dr. Blegina Hasko Bezo: Rëndësia e mentorit
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?