Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Dentofobia, frika që sjellë pasoja për shëndetin oral dhe jo vetëm
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Jeto shëndetshëm

Dentofobia, frika që sjellë pasoja për shëndetin oral dhe jo vetëm

portalishkollor
Last updated: June 30, 2021 10:11 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Dentofobia (odontofobia), ose frika nga dentistët, është një fobi e zakonshme midis njerëzve të të gjitha moshave. Artikulli i mëposhtëm ju njeh me pasojat që realisht sjellë kjo lloj frike për shëndetin tuaj oral, ndërsa më poshtë do të gjeni edhe këshilla praktike kundra dentofobisë.

Do të flasim pakëz për një situatë që sjell pasoja për shëndetin oral dhe jo vetëm. 

Dentofobia (odontofobia), ose frika nga dentistët, është një fobi e zakonshme midis njerëzve të të gjitha moshave. Ndonjëherë lidhet me jatrofobinë, ose frikën e mjekëve, si dhe trypanofobinë, ose frikën nga gjilpërat. 

Nëse je duke e lexuar tashmë këtë shkrim a e ndan dot në cilën kategori gjendesh dhe a dëshironi ta luftojmë së bashku?

Arsyeja kryesore është “Dhimbja”.

Kjo lidhet me traumat e mëparshme tek dentisti ose me tabu-në e hershme edhe pse shumë nuk kanë përjetuar trauma. Sot në kabinetet dentare sa vjen dhe minimizohet mundësia për dhimbje. Shpesh dhimbja mbetet individuale dhe pragjet e dhimbjes ndryshojnë tek individë të ndryshëm por ajo që është më e rëndësishme është të mposhtim “frikën” nga gjilpëra e do të flasim pak më poshtë për të. Shumë shqetësohen për mbytjen dhe padashur një pikëz uji krijon problem për to me frymëmarrjen. 

Si mund të rregullohet kjo? 

Nëpërmjet frymëmarrjes së thellë me hundë; hunda është organi që do t’ju ndihmojë që të jeni të qetë e të mbusheni me frymë ndërkohë që punohet në gojën tuaj.

Shumë pacientë më referojnë zhurmën dhe aromat si problem për paraqitje në klinikë.

A ka kjo një lehtësim për ta paksuar traumën? 

Sigurisht, ju them shpesh pacientëve që të përdorin kufjet me muzikë edhe pse në klinikën time ka gjithmonë një zhanër muzikor në sfond që i largon sado pak pacientët nga zhurma që shkaktohet prej instrumenteve apo procedurave.

Aroma po ashtu minimizohet nëse klinika ajroset shpesh, nëse në klinikë përdoren elementë me përmbajtje freskie për ambientin, atëherë era tipike e karafilit në gjuhën popullore nuk do t’iu bezdisë më aq shumë dhe me ambientin do të familjarizoheni shpejt. 

Flasim pak për gjilpërën,

Injeksionet kanë qenë me të drejtë të dhimbshme por kohë më parë. Sot nëpër kabinete dentare përdorim spry dhe xhel ( Lidokainë topikale e cila aplikohet përpara injeksionit). Këto lehtësime e bëjnë injeksionin shumë pak të dhimbshëm dhe pothuajse fare të ndjeshëm. Nëse injeksioni është kryer me qetësinë që duhet, atëherë gjithçka ka mbaruar.

Në botën moderne siç e keni parë kemi dhëmbë të pastër, të shëndetshëm dhe me shkëlqim. 

Nëse ju neglizhoni, së pari kush mund të dojë një njëri me dhëmbë të prishur apo të infektuar! 

Së dyti ju humbet besimi tek vetja nëse dhëmbët tuaj duken të verdhë apo me karies! 

Mund t’iu krijojë probleme për të gjetur punë. Kjo mund t’iu çojë në izolim, depresion, ankth shoqëror, dhe madje edhe tërheqje sociale.

Së treti dhe më e rëndësishmja prej pandemisë mësuat të gjithë që goja është kaviteti pritës i shumë infeksioneve dhe kaviteti më i pisët në gjithë organizmin e njeriut për nga shumëllojshmëria e baktereve që përmban. Problemet serioze në gojë prej neglizhencës sjellin padiskutim situata jo të këndshme në gjithë organizmin. Ne rëndom themi infeksioni në gojë shkon drejt stomakut, drejt zemrës, drejt trurit etj. Pra mos neglizhoni vizitat e rregullta dhe pastrimet e gurëzave çdo 6 muaj tek dentisti.

Dentofobia është një fobi e zakonshme por kur nuk trajtohet mund të çojë në një varg vështirësish fizike. Shihni fillimisht një profesionist të shëndetit mendor për të vendosur nën kontroll fobinë tuaj dhe më pas kërkoni një dentist që ju bën të ndiheni rehat. Të gjesh një dentist që i beson plotësisht ia vlen të përpiqesh.

Dr. Eldona Sipri

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:dentofobiaeldona siprifrika nga dentistet
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Udhëtim të mbarë, maturantë 2021!
Next Article Provimi i portalit, pas 21 korrikut do të publikohet kalendari me datat, oraret dhe profilet përkatëse (2021)
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?