Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Poezi – Vera Ujka
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Poezi – Vera Ujka

portalishkollor
Last updated: August 12, 2021 7:41 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Çdo njeri ka një pasion; po kështu edhe ju si mësues a prindër gëzoni mbase nga një të tillë në jetën tuaj. Nisur nga kjo në Portalin Shkollor Albas ka një hapësirë të dedikuar ku pasqyrohen iniciativat tuaja krijuese në poezi, prozë, pikturë etj. Poezitë e radhës vijnë nga mësuesja Vera Ujka.


Atdheu

Atdheu ishte djepi i drunjtë,

Flamuri, ajo shami e kuqe,

Gjuha e tij, ninulla e nënës,

Himni, ritmi i djepit tak e tuk. 

Bashkë me mua rritej atdheu,

Shtrihej nga oborri e deri lart,

Ku emri i të madhit Skënderbeu, 

Skalitej aq madhërisht mbi një mal.

Në tjera udhë e horizonte,

Shkela e shihja unë rreth e qark,

Atdheu rrëfenja e natës së vonë, 

Legjenda pranë zjarrit bubulak.

Rrënjët  e lirisë, pikë-pikë,

U vaditën dhimbshëm nga të rënët,

Atdheu kudo ku u thirra në shqip, 

Ku vendçe vuajta si të tjerët.

Romancë

Seç e puthi vala bregun, 

Ashtu e kaltër qetë-qetë,

U bë deti njësh me qiellin,

Të bardha janë vetëm retë.

Se ç’ndodhi mes tyre s’e di,

Ndonjë zënkë a ndonjë tekë,

Deti bregut po i mban mëri,

Bardhësisht shkumëzon në breg.

 Grindën ata me hijeshi,

Vallëzon e hidhet përpjetë,

Vala si vello për nusëri

Atje lart gri janë vetëm retë. 


Valixhja e drunjtë

Me valixhe ne u nisëm në udhëtim,

Atë valixhen e drunjtë dhe të rëndë,

E akullt nga emocionet në mallëngjim,

S’e dija unë se po nisja një këngë.

E nisëm ne udhëtimin e gjatë,

Valixhja e drunjtë udhëtar pa biletë,

Në udhën plot dritë, në rrugën  pa natë,

Në trenin mbushur si koshere  me bletë.

Fort ishte ngjeshur mundi i familjes,

Në valixhen e rëndë të mundimeve,

Filloi rruga që i fshiu emrin hijes,

Lindi dhe u dha krahë ëndërrimeve.

Valixhe e vjetër,  e çmuar relike,

Ndryva tek ti më të bukurat kujtime,

Në rrugën e gjatë, në udhën plot dritë,

Në rrugën e prirur veç nga mirësitë.

Nanës sime 

Kështu të thirra për herë të parë

E ashtu më buron thellë nga shpirti,

E nuk dua që ta them në standard,

Se kështu më i plotë del kuptimi.

Vuajtjet, brazda në fytyrën tënde,

Ty në karrocë të lanë mundimet, 

Fjalët e tua janë porsi këngë,

Kurajo  përmbi  të gjitha  himnet.

E di nanë? Unë shpesh të  vidhem,

E herë bisedën, nënë, nuk e zgjas

E kjo ndodh atëhere kur keq ndihem,

E kur ndoshta nga brenda po pëlcas.

Shpeshherë të fshihem, o nana ime

A mos vallë ty mundin ta shkuam  kot,

Më mbyt nga brenda mua ky mendim,

Falna se vuajtjet nuk t’i zhbëmë dot.

Nanë, është baraz me  dashuri,

Si deti i thellë e pa fund e cak,

Për ne nënë,je porsi nositi,

Shkrihesh për ne ngadalë pak nga pak.


Gurra

Nga një tingull emrin e more,

Nuk është  tingull, por muzikë,

Gur-gur-gur, fole ndër mote,

Gjithë harmoni dhe ritmikë.

Sa buzëtharë ti kënaqe,

Sa pëshpërima ti dëgjove,

E të fshehtat e një buzënate,

Ti askujt nuk ia tregove!

Dhe dashuritë e fshehura,

Ti i përcolle si në magji,

I mbulove fjalët e hedhura,

Fjalë të ngrohta në fshehtësi.

Vera Ujka 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASpoezivera ujka
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Sugjerime praktike për prindërit se si mund të nxisin të folurin te fëmijët nëpërmjet lojërave
Next Article Me pushime… më shumë kohë për libra!
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?