Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Me pushime… më shumë kohë për libra!
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Me pushime… më shumë kohë për libra!

portalishkollor
Last updated: August 13, 2021 7:49 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Pushimet e verës janë ideale edhe për të qenë më pranë librave. Por si mund të bëhet leximi më i këndshëm? Po i vëmendshëm? Më poshtë do të gjeni përgjigjet për këto pyetje, por edhe mënyrat më të mira për të mos harruar çfarë lexoni.

Tanimë viti shkollor ka përfunduar. Më shumë kohë për të pushuar, për të organizuar kohën dhe kalimin e saj në mënyrë të shëndetshme. Sigurisht, më shumë kohë edhe për të lexuar. 

Si mund të bëhet leximi më i këndshëm? 

– Në fillim, zgjidh librin që dëshiron të lexosh. 

– Krijoji vetes një hapësirë për të lexuar (një kënd enkas për ty).

– Përcakto një kohë të caktuar për t’u marrë vetëm me lexim.

– Shmang vazhdimisht shpërqendrimet dhe ndërprerjet. Kërkoju njerëzve që ke pranë mos të të shqetësojnë. E ke provuar se sa e pakëndshme është kur je duke lexuar një pjesë mjaft interesante dhe dikush të ndërpret për një njoftim apo bisedë të panevojshme?

– Vëri detyrë vetes të shkëputesh nga njoftimet që vijnë në telefonin tënd. Ose, pse jo, fike telefonin apo laptopin gjatë kohës që ke përcaktuar për të lexuar. 

– Patjetër që, sidomos në familjen tënde, do të përkujdesen që mos të të shpërqendrojnë dhe do të të krijojnë rehati dhe qetësi gjatë leximit. 

Për një lexim më të vëmendshëm

– A e ke llogaritur ndonjëherë se sa faqe lexon për një kohë të përcaktuar? Mund ta bësh këtë provë fare thjesht. Mbaj shënim, ditë pas dite, se sa faqe lexon në një minutazh kohe të njëjtë. Vetëm se çelësi nuk është të kalosh kalimthi nëpër faqe. Në të vërtetë, duhet të ngulitësh në kujtesë gjithçka lexon. 

– Mbaj një stilolaps në dorë dhe shoqëro fjalët me të. Kjo do të të ndihmojë që të jesh i përqendruar në faqen e librit. 

– Shfrytëzo në maksimum kohën që ke përcaktuar për të lexuar. 

– Nëse nuk po kupton se çfarë po lexon, atëherë rilexoje edhe një herë pjesën. Kjo ndodh në rastet kur subjekti është pak i vështirë ose tepër shkencor. Rileximi është mënyra më e mirë për të mos humbur fillin e leximit. 

– Përpiqu të mbash mend sa më shumë detaje. Vetëm duke e ngulitur në mendje rrëfimin, do të të kujtohet edhe pasi të kalojë kohë. 

Mënyra më e mirë për të mos e harruar çfarë lexon 

  • Nënvizo frazat që të pëlqejnë.
  • Tregoji një shoku (shoqeje) ose anëtari të familjes përshtypjet e tua për librin. 
  • Shkruaj në bllokun tënd të shënimeve ose në laptop mbresat e tua për librin. 
  • Pasi ke përfunduar leximin, vendose me kujdes në raftin tënd të librave. 
  • Është koha për të lexuar librin e radhës. 

Adea Nesturi

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:adea nesturikohe per librame pushimevere dhe lexim
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Poezi – Vera Ujka
Next Article Trajnim me kredite më 28 korrik për modulin “Përfshirja e nxënësve me aftësi ndryshe në arsimin gjithëpërfshirës”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?