Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: “Perform”, programi që nxit shkencat sociale në Shqipëri
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

“Perform”, programi që nxit shkencat sociale në Shqipëri

portalishkollor
Last updated: July 21, 2016 2:07 pm
portalishkollor
Share
SHARE

“Nuk mund të ketë përparim në shoqëritë tona nëse shkencëtarët dhe hulumtuesit nuk kontribuojnë. Hulumtimi shkencor mund të ushqejë politikat dhe të sigurojë një bazë të fortë për vendimet që merren nga qeveria dhe institucionet publike.”

Ambasadori zviceran Christoph Graf dhe Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla nënshkruan marrëveshjen për zbatimin e një programi që nxit shkencat sociale në Shqipëri.

“Nuk mund të ketë përparim në shoqëritë tona nëse shkencëtarët dhe hulumtuesit nuk kontribuojnë. Hulumtimi shkencor mund të ushqejë politikat dhe të sigurojë një bazë të fortë për vendimet që merren nga qeveria dhe institucionet publike. Shkencëtarët socialë duhet të bëhen më të besueshëm dhe më të njohur për publikun, mediat dhe qeverinë në Shqipëri. Jam i kënaqur që programi “Perform” do të kontribuojë drejt kësaj”, nënvizoi Ambasadori zviceran.

Për ministren eArsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla, kjo marrëveshje e vë ministrinë para detyrimit që të dëgjojë dhe të bashkëpunojë fort me kërkuesit dhe akademikët për të zhvilluar ide, analiza dhe për të orientuar ndërhyrjet.

“Perform” do të zbatohet në Shqipëri dhe Serbi e do të financojë propozime për hulumtime dhe studime të cilat mund të kenë vlerë për vendimet në dobi të publikut. Lidhja midis politikave dhe shkencave sociale është e brishtë ndërkohë që evidencat dhe rekomandimet e ekspertëve në shkenca sociale do të ishin të dobishme për vendimet që marrin autoritetet dhe institucionet publike.

“Perform” është një program i financuar nga Zvicra. Programi synon të bëjë studimet dhe gjetjet nga hulumtuesit e disponueshëm dhe do t’i ofrojë ato si evidencë për politika dhe vendimmarrje. Gjithashtu, debatet publike mbi shumë çështje do të mund të informohet nga hulumtimet e kryera në fushat e shkencave sociale.

Përfituesit kryesorë nga ky program do të jenë universitetet, institutet e kërkimit, organizata jo fitimprurëse, dhe akademikë.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:christoph graflindita nikolliperform
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article BE organizon shkollën verore në Shkodër dhe në Vlorë
Next Article “Doku Tech” mirëpret shkencëtaren Laura Mersini
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?