Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: BE organizon shkollën verore në Shkodër dhe në Vlorë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

BE organizon shkollën verore në Shkodër dhe në Vlorë

portalishkollor
Last updated: July 20, 2016 2:05 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Qendrat e Informimit të BE-së në Shkodër dhe Vlorë, në bashkëpunim me profesorë të universitetit, studiues dhe ekspertë do të ofrojnë një program katër ditor, duke përfshirë reflektim dhe diskutim shkencor…

Rrjeti i Informimit i Bashkimit Evropian në Shqipëri do të organizojë Shkollën Verore Evropiane 2016 në datat 2-5 gusht në Shkodër dhe Vlorë.

Shkolla Verore synon të pajisë pjesëmarrësit me një njohje gjithëpërfshirëse të historisë, institucioneve, politikave të BE-së dhe procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, duke theksuar përfitimet e anëtarësimit në të.

Qendrat e Informimit të BE-së në Shkodër dhe Vlorë, në bashkëpunim me profesorë të universitetit, studiues dhe ekspertë do të ofrojnë një program katër ditor, duke përfshirë reflektim dhe diskutim shkencor mbi politikat kryesore të BE-së, integrimit të Shqipërisë në BE dhe ndikimin e tij në jetën e qytetarëve.

Programi përfshin katër module mbi temat e mëposhtme:

• Historia dhe Institucionet e Bashkimit Evropian

• Politikat e BE-së

• Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE

• Diskutim Paneli: Përfitimet e Shqipërisë nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian

Kriterete pranimit:

Shkolla Verore Evropiane i drejtohet:

• Punonjësve të administratës lokale që punojnë kryesisht në fushën e integrimit rajonal të BE-së dhe politikave ekonomike në administratat lokale, rajonale ose kombëtare, të cilët dëshirojnë të marrin një përmbledhje të detajuar të çështjeve aktuale dhe të ardhshme të integrimit evropian dhe të BE-së;

• Sociologëve, ekonomistëve dhe profesionistëve të tjerë nga organizatat joqeveritare ose grupet e ekspertëve, të cilët dëshirojnë të përmirësojnë aftësitë e tyre në fushën e integrimit evropian;

• Mësuesve, të cilët dëshirojnë të rrisin njohuritë e tyre në fushën e integrimit evropian;

• Studentëve të Universitetit, të cilët dëshirojnë të kenë njohuri të avancuara mbi tema të BE-së dhe të integrimit në BE;

• Studentëve të diplomuar të cilët dëshirojnë të marrin kompetenca personale më të mëdha dhe më konkurruese, të dobishme për një karrierë të ardhshme në akademi apo edhe profesione të orientuar drejt praktikës.

Një shumëllojshmëri e metodave të mësimdhënies dhe të trajnimit do të përdoren gjatë Shkollës Verore, të tilla si leksione dhe prezantime praktike, workshop-e dhe diskutime interaktive. Pjesëmarrësit do të marrin një certifikatë pjesëmarrjeje pas përfundimit me sukses të kursit.

Regjistrimi:

Për t’u regjistruar, ju lutem dërgoni një letër motivimi dhe një CV përmes adresës së email-it në:

• Qendra e Informimit e BE-së në Vlorë: euicvlora@euin.al ose telefononi në: 068 20 89405

• Qendra e Informimit e BE-së në Shkodër: euicshkodra@euin.al ose telefononi në: 0682085406.

Afati për aplikim është data 31 Korrik.

Ka 22 vende në dispozicion!

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:BEshkolle verore
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Xhamia e Et’hem Beut
Next Article “Perform”, programi që nxit shkencat sociale në Shqipëri
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?