Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Parashiko-Vëzhgo-Shpjego (PVS)
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Parashiko-Vëzhgo-Shpjego (PVS)

portalishkollor
Last updated: July 18, 2019 1:56 pm
portalishkollor
Share
SHARE

PVS është një strategji mësimdhënie shumë efektive e përdorur në mësimdhënien e shkencave të natyrës, kimi, fizikë dhe biologji. Kjo strategji punon shumë mirë nëqoftëse shoqërohet me eksperiemente ose demonstrime që japin rezultate të menjëhershme dhe surprizuese

PVS përbehet nga tre tapa:

1. Parashiko: Shpjegoji nxënësve se çfarë do të demonstrosh dhe kërkoji të shkruajnë një parashikim me një ose dy fjali, duke dhënë në të njejtën kohë edhe një arsye për parashikimin e tyre.

2. Demonstro para nxënësve dhe kerkoji atyre të ndjekin me vëmendje dhe të shkruajnë se çfarë vëzhguan gjatë demonstrimit.

3. Shpjego dukurinë, jep arsye pse ndodh dukuria që demonstrove

Le ta ilustrojmë me një shembull që unë e kam provuar me studentët e mi dhe ka dhënë rezultate shumë pozitive.

Strategjia e përdorur mund të përdoret për të shpjeguar tensionin sipërfaqsëor të ujit në fizikë, lidhjen hidrogjenore në kimi ose të shpjegosh si ecin insektet e vogla mbi ujë pa u lagur këmbët.

Shpjegimi: Tregoju nxënësve që unë do marr një gotë plot me ujë dhe do të hedh brenda monedha pesëlekëshe. Çfarë parashikoni, se do të ndodhë me ujin. Jepni një arsye për parashikimin tënd. Pra, përse mendon kështu? Prano në këte fazë çdo lloj përgjigje të nxënësve të drejta ose jo.

Çfarë pritet nga nxënësit: Nxënësit mund të thonë se uji derdhet jashtë që me monedhën e parë. Ata mund të shpjegojnë që monedha ka një volum dhe zhvendos të njetin volum uji nga gota. Derisa gota është e plotë atëherë uji derdhet jashtë. Bëjini nxënësve pyetjen: Sa monedha do të fus unë në gotë para se uji të derdhë jashtë? Bëni një parashikim.

Demonstro:

(kjo për të parë edhe sa monedha të duhen) Këshillohet të bësh vetë demonstrimin para se të demonstrosh në klasë

Merr një monedhë pesë lekëshe dhe fute në gotë duke prekur buzën e gotës në fillim dhe pastaj lëshoje ngadalë brenda në gotë. Kërkoji nxënësve të shkruajnë se çfarë vënë re si psh; uji nuk derdhet nga gota me monedhën e parë, uji ngrihet pak në qendër të gotës duke formuar një kub. 

Shpjego:

 Molekulat e ujit në sipërfaqe tërhiqen nga molekulat e ujit poshtë tyre. Kjo tërheqje e fortë e molekulave të ujit është pasojë e lidhjeve hidrogjenore midis oksigjenit të një molekule uji dhe hidrogjeneve të molekulave të tjera. Kjo lloj lidhje kimike lejon që kur monedhat futen brenda në gotë, siperfaqja e ujit të fryhet në mes të gotës duke formuar një kub të vogël. Kjo tërheqje nuk lejon që uji të derdhet jashtë gotës deri në një moment kur monedha e fundit e hedhur e shton volumin aq sa tensioni sipërfaqësor thyhet, (mposhtet) dhe si pasojë gota derdhet. Ky tension sipërfaqsor formon një sipërfaqe, si lëkurë që i lejon insektet e vogla që të ecin mbi ujë. Këtë strategji mund ta modifikosh duke hedhur disa pika ilaç enësh në gotën e ujit dhe përsëritur demonstrimin, për të treguar si zvogëlohet tensioni sipërfaqësor i ujit nga detergjentët dhe sapuni, një temë tjetër kjo në kimi.

Neshat Hyka

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:parashikoshpjegovezhgo
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Shkenca bashkëkohore e Uilliam Harveji-t
Next Article 10 mendime të Maria Montessori-t për të edukuar fëmijët me shumë dashuri
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?