Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: 10 mendime të Maria Montessori-t për të edukuar fëmijët me shumë dashuri
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

10 mendime të Maria Montessori-t për të edukuar fëmijët me shumë dashuri

portalishkollor
Last updated: July 18, 2019 2:00 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Pasuria e mendimit e Maria Montessorit, përfaqësojnë ende dhe sot një model të rëndësishëm për t’u ndjekur. Mesazhet që kishin mësimet e saj janë të thjeshta, por të fuqishme. Ju listojmë dhjetë prej tyre.

Maria Montessori ishte edukatore, pedagoge, filozofe, mjeke dhe shkencëtare italiane. Ishte e para femër që u diplomua në universitetin e Romës. Pasuria e mendimit dhe e botës së saj të edukimit, përfaqësojnë ende dhe sot një model të rëndësishëm për t’u ndjekur. Mesazhet që kishin mësimet e saj janë të thjeshta, por të fuqishme. Po ju propozojmë dhjetë pika, për të reflektuar dhe që do të jenë padyshim të nevojshme. 

1. “Edukimi është një proces natyral që merret nga fëmija, nuk përfitohet nga dëgjimi i fjalëve, por nëpërmjet përvojave të fëmijës në ambientin ku ndërvepron. Fjalët mund të harrohen, ose edhe të mos dëgjohen. Ajo që mëson më së shumti është shembulli praktik.

2. “Vetëdija për vlerat personale”. Kjo gjë e lejon një fëmijë të eksperimentojë, të provojë, të gabojë e t’ia nisë sërish nga e para, do të thotë që ai do të bëhet i vetëdijshëm për aftësitë e veta dhe do të mësojë këmbënguljen, në mënyrë që të mos dorëzohet. 

3. “Është e nevojshme që të rriturit t’i lenë fëmijët të lirë në zgjedhjet e tyre. Është e nevojshme që ta respektojmë fëmijën, duke e lënë të shprehë natyrën dhe prirjet e veta. Ai nuk është pasqyrim i dëshirave të të riiturit.

4. “Heshtja mpreh ndjeshmëritë tona. Duke ndenjur në heshtje, jo vetëm mund të dëgjojmë me më shumë vëmendje fjalët e tjetrit, por ia dalim të kuptojmë thellësisht realitetin që na rrethon. Është e rëndësishme që ta lejojmë fëmijën ta jetojë edhe këtë dimension, duke ruajtur gjithmonë kundrejt tij një marrëdhënie dashamirëse dhe mbështetëse. Favorizimi i heshtjes, megjithatë, nuk do të thotë ta imponojmë atë, duke i mbyllur gojën fëmijës, por duke i krijuar kushtet deri sa ky tipar të manifestohet spontanisht: duke i ofruar fëmijës një ambient jo të zhurmshëm, duke mos e ndërprerë verbalisht kur kryen me interes një aktivitet, duke e lejuar të vëzhgojë një insekt që i tërheq vëmendjen apo një gur në tokë. Lërini fëmijët që të zbulojnë, bukurinë, ëmbëlsinë e heshtjes. Mos e impononi, mos e mbushni me fjalë e tinguj të kotë.

5. “Nëse për njerëzimin ekziston një shpresë shpëtimi dhe ndihme, kjo ndihmë vjen veçse nga fëmija, sepse tek ai ndërtohet njeriu. Duhet të kuptojmë që fëmija është një punëtor dhe qëllimi i punës së tij është të prodhojë NJERIUN”. Të vëzhgoni një fëmijë ju mëson, i jep përgjigje shumë pyetjeve që i bëni vetes. Vëzhgojini fëmijët me vëmendje! 

6. “Premisa e parë për zhvillimin e fëmijës është përqendrimi. Fëmija që përqendrohet është pafundësisht i lumtur”. Kur shihni që fëmijët tuaj janë të përqendruar në ndonjë aktivitet, mos i ndërprisni. Lejoni që përqendrimi i tij të shprehet duke e bërë të lumtur.

7. “Asnjëherë mos e ndihmoni një fëmijë, ndërkohë që po bën një detyrë, për të cilën ndjen se mund të ketë sukses”. Shfaqni besim në aftësitë e tij. Kjo gjë e bën të sigurt, i rrit vetëbesimin, rrit nevojën e tij për të vepruar dhe për t’u përmirësuar.

8. “Një provë e korrektësisë së veprimeve tona edukative, është lumturia e fëmijës”. Buzëqeshja e fëmijëve tuaj tregon se jeni shumë të zotë në rolin tuaj si prindër. 

9. “Thonë se duhet t’u mësojmë fëmijëve të duan mamin, babin, mësuesen; duhet t’u mësoni atyre të duan të gjithë e gjithçka. Po kush është ky zot i dashurisë, që dëshiron t’u mësojë fëmijëve të duan? Ai që i gjykon si teka të gjitha veprimet e fëmijëve dhe që mendon se si të mbrohet prej tyre? Duhet të jemi të edukuar, nëse dëshirojmë të edukojmë.” Si mund të mësojmë dashurinë, nëse nuk dimë si të dashurojmë? Keqardhjen nëse nuk ndjejmë keqardhje? Duhet të bëhemi vetë nxënës, para se të mund të mësojmë fëmijët. 

10. “Më shumë se sa eletriciteti, që bën dritë në errësirë, më shumë se sa ajri që e çon zërin tonë në hapësirë, më shumë se çdo energji tjetër që njeriu ka zbuluar e shfrytëzuar, ka rëndësi dashuria: ndër të gjitha gjërat, ajo është më e rëndësishme. Fëmija është burim dashurie. Kur prekni një fëmijë prekni dashurinë. Të ardhmen. Jetën!

Parajsa Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:edukimfemijemaria montesori
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Parashiko-Vëzhgo-Shpjego (PVS)
Next Article Nxënës, bëni këto përpjekje për të rritur rezultatet tuaja
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?