Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Nëse e ushqejmë fëmijën që është ai i keqi, nuk do të bëhet dot i mirë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Nëse e ushqejmë fëmijën që është ai i keqi, nuk do të bëhet dot i mirë

portalishkollor
Last updated: January 10, 2019 11:27 am
portalishkollor
Share
SHARE

Edukimi i fëmijës është mision për çdo prind. Lidhur me kritikat në publik, pediatria e njohur Lira Gjika shpjegon pasojat e një komunikimi të tillë.

Edukimi i fëmijës është mision për çdo prind. A ia dalin gjithmonë që të edukojnë fëmijë të mbarë dhe të sjellshëm? Kjo është një pikpyetje e madhe, por e sigurt është që prindi gjithmonë përpiqet të arrijë maksimumin kur bëhet fjalë për fëmijët. Dhe shpesh herë të rriturit gabojnë, pa vetëdije… 

Kritikat në publik apo krahasimi i fëmijëve është një temë mjaft delikate. Shpesh, të rriturit kritikojnë fëmijët e tyre, i krahasojnë ata me bashkëmoshatarët apo fëmijët e lagjes dhe klasës. Dhe kjo ndodh gjithmonë kur të vegjlit bëjnë një veprim që sipas të rriturve nuk është i duhuri.

Lidhur me kritikat në publik, pediatria e njohur Lira Gjika shpjegon pasojat e një komunikimi të tillë. 

Kur e etiketon fëmijën “Ti je çun i keq” apo “Ti je goc e keqe”, vetëm e huton. Pse e huton? Sepse fëmija nuk e kupton çfarë ka ndodhur. Fëmija është i vogël dhe truri (si masë) është i parritur, dhe mendja e fëmijës është e parritur. Kështu mendon. Në bazë të fjalëve. Kur i thuhet “Ti je çun i keq”, e çbën fëmijën dhe nuk e kupton pse është i keq. Fëmija bëri një veprim dhe është detyrë e të rriturit, qoftë prind,  edukator apo kushdo, t’i thotë se ky veprim është i keq. Dhe si i rritur t’ia tregojë që të mos e përsërisë më. Natyrisht, fëmija do e përsërisë, sepse që të arrijë truri të kërkojë le të themi ato hapësira, duhet kjo eksperincë dhe ky kombinim i rritur-i parritur, që ai të marrë këtë informacion, që qoftë masa trunore, qoftë mendja e fëmijës të zhvillohet. Themi një fjalë pa menduar se çfarë themi dhe se çfarë i bëjmë fëmijës, dhe ky reagim emocional nëpërmjet bezdisë dhe etiketimit është shumë i dëmshëm dhe pa edukatë. 

Na vjen mirë ose jo, jemi të rritur që përtojmë të mendojmë. Mund të kesh një gjë shumë të rëndësishme duke bërë, por fëmija bëri një veprim dhe ti duhet të ndërhysh. Nëqoftëse nuk e kapërcen këtë fazë emocionale, këtë bezdi, ngatërresë apo nervozizmin që të shkakton veprimi i fëmijës, pra ti duhet të dalësh mbi këtë sepse je i rrituri de presupozohet që di të menaxhosh situatën emocionale dhe duhet të dalësh dhe të thuash fjalën e duhur. nuk mund të flasësh në përgjithësi. Nëse thua “çun i keq” është në përgjithësi. Kur thua fjalën e saktë, fëmija ka nevojë për këtë përcaktim të të rrituri. E ka nevojë më shumë se urgjente, që të dijë çfarë bëri, të kuptojë që është veprmi i keq dhe jo ai i keqi. Nëse ne e ushqejmë fëmijën që është ai i keqi, nuk do të bëhet dot i mirë. Vetëm rastësisht”, shprehet pediatria Lira Gjika, e cila shpjegon se edukimi nëpërmjet etiketimit të të keqes do të sjellë breza të pasigurt. 

“Duke qenë i pasigurt, je konfuz, nervoz dhe do kesh adoleshent akoma edhe më problematic, sepse kur janë të vegjël i dominon, por kur bëhen adoleshent nuk i dominon dot më”, thotë Gjika. 

Pediatria e njohur sugjeron që në momentin kur fëmija bën një veprim gabim, prindi nuk duhet të shpërthejë. 

Është e vjetër sa bota, gjithmonë brezi paraardhës kritikon brezin pasardhës. Është normale që brezi pasardhës do të sjellë diçka të re, që është e brezit të tij. E shoh që kemi filluar të jemi kundra ipad-eve, rrjeteve sociale etj., pra nuk jam kundra sepse është karakteristikë e këtij brezi. Unë jam kundër keqpërdorimit të këtyre pajisjeve… fëmija nesër do e ketë mjet pune, por duhet përdorur me kujdes. Po të jemi pak të vëmendshëm, këtë potencial dhe energji që kanë të rinjtë, ne e përdorim shumë mirë në shërbim të të ardhmes. Të fillojmë të shmangim paragjykimin dhe të heqim nga përdorimi “çun i keq”, “goc e keqe”. Mos t’i krahasojmë fëmijët dhe të heqim këto etiketimet: “Një veprim bëri”, përfundon Lira Gjika. 

Anxhela Devole

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:anxhela devoleedukimifemije
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Ne maturantët e ‘64-ës, Për ju të dashur shoqe dhe shokë pedagogjikas
Next Article Situatë e të nxënit “Ndërtimi i qarkut të thjeshtë elektrik”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?