Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Ne maturantët e ‘64-ës, Për ju të dashur shoqe dhe shokë pedagogjikas
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kulturë

Ne maturantët e ‘64-ës, Për ju të dashur shoqe dhe shokë pedagogjikas

portalishkollor
Last updated: January 10, 2019 11:24 am
portalishkollor
Share
SHARE

Lejla Zylja me punën e saj si edukatore e shumë brezave ka dhënë shembullin më të mirë në vendin ku punoi e jeton, duke krijuar modelin si duhet të jetë mësuesja, arsimtarja dhe në përgjithësi intelektualja shqiptare.

LIBËR ME VLERA TË SHUMËANSHME

Lejla ZYLJA  “Ne maturantët e ‘64-ës, Për ju të dashur shoqe dhe shokë pedagogjikas” Tiranë, 2018.

Kohët e fundit doli në qarkullim libri i autores shkodrane, arsimtares, Lejla Zylja. Një libër me kujtime kushtuar maturës 64, të shkollës pedagogjike “Shejnaze Juka” në qytetin e Shkodrës.  

DY FJALË PËR AUTOREN

Lejla Zylja ka lindur më 20 gusht 1946, në Shkodër. Shkollën shtatëvjeçare e mbaroi në shkollën “Ali Laçej”, Perash. Në vitin 1960 filloi studimet në shkollën pedagogjike “Shejnaze Juka”. Pas mbarimit të shkollës së mesme përfundoi studimet në Institutin e lartë trevjeçar të Shkodrës, dega matematikë. U emërua mësuese në Durrës ku punoi me përkushtim të madh për shumë vite. 

Lejla pa prirje në letërsi, por me vullnet e këmbëngulje botoi librin me tregime “Mbresa te pashlyeshme”, në të cilin pasqyrohet puna e apasionuar për edukimin dhe kultivimin e vullnetit në mesime te fëmijët e moshave të ndryshme.  

Pas këtij botimi Lejla sjell librin “Ne maturantët e ‘64-ës”. Dashuria për shokët, shoqet, mësuesit e shkollën pedagogjike u bë forcë e madhe që Lejla me shumë sforca të arrinte pas tre vjetësh botimin e këtij libri. 

Periudha e shkollës së mesme është faza më e bukur e jetës rinore, e cila te secili njeri mbetet në kujtesë për gjithë jetën. Matura është nostalgji dhe dashuri për shokët dhe shoqet, për mësuesit dhe shkollën. Në këtë libër paraqitet rrugëtimi i maturantëve të ‘64-ës i cili mbetet i paharruar. Flitet për vitet më të bukura të jetës së tyre. Lojëra, humor, të qeshura, përpjekje, studim e ndonjëherë edhe lot. Rrugët pas maturës u ndanë dhe vitet u kthyen në kujtime. Këto kujtime përshkruhen me nostalgji nga dora e Lejlës. 

Këtu paraqiten emocione të momenteve të ndryshme gjatë katër viteve shkollore dhe kryesisht marrëdhëniet e ngrohta me shokët, shoqet e mësuesit.

Maturantë të vitit 1964, të përfshirë në këtë libër janë figura të njohura të arsimit shqiptar, por edhe në fusha të tjera të shkencës si metodistët: Fatbardha Hoxha, Hasan Lekaj, Fatmira Sokoli etj. Drejtues të shkollave: Zef Fusha, Mirjam Shehu, Zef Marku, Fadil Bushaj, Ndue Deda, Liri Quku, Eljaz Bushaj, Zef Toma etj. Ndue Gjergji si inxhinier në peshkim e Paulin Pero në fushën e historisë. Si qytetar nderi: Skënder Berisha, Nezir Kraja, Myrvete Sokoli, Paulin Pero etj.  Pjesa më e madhe e tyre kanë punuar në zonat më të thella dhe të vështira të Shqipërisë duke dhënë ndihmesën e tyre në fusha të ndryshme të shkencës dhe të dijes shqiptare. 

Meritë për këto arritje kanë dhe mësuesit e tyre të nderuar, të cilët kujtohen me nderim, respekt e dashuri, sepse shumë herë kanë qenë për ta shembull referimi në profesionin e secilit.

Takimi i gjeneratës pas 51 vjetësh është një ndjenjë e veçantë. Takon pedagogun, shoqen, shokun. Periudha 51 vjeçare (nga mbarimi i maturës e deri sot) ka sjellë ndryshime të mëdha në jetën e secilit. Që nga vazhdimi i shkollës së lartë, puna me mësues, krijimi i familjes, e deri sot që janë gjyshër e gjyshe. Shumica prej tyre nuk janë parë që prej atyre viteve, prandaj dhe takimi është emocionues, entuziast dhe plot mallëngjim.

Libri “Ne maturantët e ’64” shoqërohet me shumë foto ilustruese nga jeta shkollore e asaj kohe, me maturantë e profesorë të nderuar. Ky botim i ri ka vlera të shumëanshme, si për masën e gjerë të lexuesve të interesuar, por sidomos për mësues e studentë të degëve të ndryshme, që përgatiten për mësuesinë. 

“Matura ‘64”, paraleli B me mësuese Pina Haxhi

“Matura ‘64”, paraleli C me mësues Bahri Jubani.

“Matura ‘64”, paraleli A me mësues Tomor Osmanin.

– Pedagogjikasit kanë sakrifikuar gjatë vazhdimit të shkollës në largësi nga familja. Ata studiuan për katër vite dhe morën bazat e formimit profesional dhe intelektual. Respekti dhe dashuria për mësuesit si dhe përkujdesja e mësuesve ndaj nxënësve buronin natyrshëm. 

– Ky libër ka vlera shkencore dhe historike. Në këtë libër përshkruhet kurrikula që zbatohej në shkollën pedagogjike dhe metodologjia e paraqitur nëpërmjet kujtimeve të ish-maturantëve të ‘64-ës. Pasuria me mjete dhe burime të kabineteve lëndore që kanë ndihmuar në formimin shkencor të nxënësve pedagogjikas. Mënyra e organizimit të mësimit dhe komunikimi mësues-nxënës paraqitet i vecantë (komunikim i ngrohtë dhe kërkues nga ana tjetër).   

– Shkolla kishte një strukturë të tillë komplekse. Nxënësit me vendbanim larg shkollës sistemoheshin në konviktin “Safet Spahiu”. Konvikti vetvepronte nëpërmjet organizimit të brendshëm. Kishte Këshillin e konviktit, mbështetej e bashkëpunonte me këtë organ. Kishte tre kujdestarë, një infermiere e një infermier. Në lavanteri kishte dy punonjëse për larjen e rrobave të nxënësve.

– Siguria ishte parësore dhe disiplina ishte e fortë.

– Varfëria që i shoqëronte e vështirësitë që kanë kaluar, nuk i ndaluan këta nxënës për të fituar dije dhe formim profesional. 

– Puna vetëmohuese dhe me shumë sakrifica e bërë nga mësuesit e atij brezi është një shembull i mirë për brezin e sótëm të arsimtarëve. 

                                                        ***

I urojmë jetë të gjatë autores. Lejla Zylja me punën e saj si edukatore e shumë brezave ka dhënë shembullin më të mirë në vendin ku punoi e jeton, duke krijuar modelin si duhet të jetë mësuesja, arsimtarja dhe në përgjithësi intelektualja shqiptare. 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:lejla zyljaliber
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Trajnim me kredite në Tiranë, 18 dhe 19 Janar 2019
Next Article Nëse e ushqejmë fëmijën që është ai i keqi, nuk do të bëhet dot i mirë
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?