Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Në daç paqe dhe qetësi, lexo Rabindranat Tagorën
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Në daç paqe dhe qetësi, lexo Rabindranat Tagorën

portalishkollor
Last updated: February 16, 2018 9:14 am
portalishkollor
Share
SHARE

Fjala “Gitanjali” e gjuhës burimore, bengalisht, në kuptimin “flijime kënge”, është titulli i përmbledhjes me prozë poetike të Rabindranat Tagorës (1861-1941), e cila u botua më 1913. Po në të njëjtin vit, për shkak të madhështisë së kësaj vepre letrare të përkthyer në anglisht nga vetë autori, ky i fundit fitoi çmimin “Nobel”.

Në daç paqe dhe qetësi, lexo Rabindranat Tagorën! Kaq e vërtetë është kjo, sa thuhet se leximi vetëm i një vargu të poezisë së tij, të shpëton pa u mbytur në detin që ngre tallaze të tërbuara brenda dhe jashtë teje, të nxjerr në breg shëndoshë e mirë, të shpie te shtëpia e shpresës dhe e fuqisë.

Begatia e mendimit dhe thjeshtësia e gjuhës së kësaj poezie të shkakton përtëritje shpirtërore dhe mendore të pareshtur. Aty gjendet gjithë frymëzimi i njerëzimit. Kështu, duke lexuar këtë poezi, përjeton ndjesinë e bukurive dhe të domethënieve të dukshme, sheh zogjtë që zbresin nga pemët dhe të ulen në duar, sepse ndërtimi i saj përputhet me doktrinën e Niçes, që thotë se nuk duhet besuar në ato bukuri morale apo intelektuale, të cilat, me kalimin e kohës, nuk arrijnë të lënë vulën e vet në gjëra të prekshme. Për këtë arsye, nuk ke se si të mos biesh përjetë në dashuri me këtë poezi që në leximin e parë.

Megjithëse i përket një kulture të epërme, kjo poezi shfaqet si bari dhe lulet që mbijnë në një tokë të zakonshme. Aty sheh se tradita, ku poezia dhe feja shkrihen në një, ka rrjedhur nëpër shekuj, duke u pasuruar me metaforën dhe emocionin e të shkolluarit dhe të të pashkolluarit, për të sjellë te njerëzimi mendimin e dijetarit dhe të të fismit.

Rabindranat Tagora është tejet i pasur në shprehje, tejet i vetvetishëm, tejet guximtar në pasqyrimin e pasioneve të veta, tejet i ngarkuar me befasi shpërthyese, sepse shkruan për diçka që nuk është e çuditshme, që nuk është panatyrshme, që nuk që ka nevojë të mbrohet. Në çdo çast, poezia e këtij poeti rrjedh duke t’u derdhur në shpirt pa rrëmbim dhe pa drojë, sepse mishëron thelbin e jetës njerëzore. Një qytetërim i tërë, jashtëzakonisht i panjohur për ty, merr trajtë përfundimtare në imagjinatën e këtij poeti. Por ty nuk të prek kjo e panjohur, përkundrazi, ty të prek takimi me imazhin vetjak, madje të duket se ke dëgjuar zërin tënd si në ëndërr, gjë që mbase ndodh për herë të parë në letërsi.

©Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASRabindranat Tagorën
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Perëndesha e vdekshme” fiton konkursin për poezinë më të mirë
Next Article “Mjerë gjuha shqipe ç’i punojnë e s’ka gjuhë të ankohet”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?