Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: “Mjerë gjuha shqipe ç’i punojnë e s’ka gjuhë të ankohet”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

“Mjerë gjuha shqipe ç’i punojnë e s’ka gjuhë të ankohet”

portalishkollor
Last updated: February 16, 2018 9:38 am
portalishkollor
Share
SHARE

Gjuha është një ndër simbolet më të rëndësishme të një kombi. Ajo përcakton identitetin dhe mbart në vetvete historinë dhe kulturën e tij.

Gjuha shqipe, edhe pse e dokumentuar mjaft vonë, është një ndër gjuhët më të lashta të Ballkanit. Lufta kundër gjuhës shqipe ka qenë e ashpër, e egër, mizore. Pushtues të ndryshëm që kanë sunduar vendin tonë e kanë quajtur “gjuhë barbare” dhe kanë bërë përpjekje për ta shfarosur me të gjitha mënyrat. Shumë atdhetarë dhe patriotë të shquar shqiptarë dhanë jetën e tyre, që shqipja të mos vdiste, por të jetonte… Dhe rruga deri në Kongresin e Manastirit qe mjaft e vështirë, por vendimtare për fatin e gjuhës sonë. E sot, falë këtyre përpjekjeve të përgjakshme, ne kemi një pasuri kombëtare, siç është gjuha jonë.

Një pasuri që nuk e njohim, që nuk e vlerësojmë dhe nuk dimë ta çmojmë… Një pasuri që sot po e përdhosim çdo ditë e më shumë… E për këtë mjafton të ecësh rrugëve e t’u hedhësh një sytë tabelave të dyqaneve e bareve të ndryshme, ku mjaft rrallë të rastis të shohësh emërtime në shqip, sepse të gjitha janë në anglisht, italisht, greqisht, kinezisht, japonisht etj., si: “New fashion”, “Books House”, “Boutique jeunesse”, “Le petit café”, “Fast food”, “Pizzeria ‘Dolce vita’”, “Chinese food”, “Magic center” etj.  E teksa ecën rrugëve të Tiranës, të duket vetja sikur këtu janë bërë bashkë rrugët e Nju-Jorkut, Londrës, Parisit, Romës, Athinës dhe ti nuk di në ç’vend je! Por kjo është vetëm maja e ajsbergut e problemeve të gjuhës sonë.

Edhe ato pak emërtime në shqip që mund të gjesh, janë të stërmbushura me gabime drejtshkrimore, si p.sh.:  Hotel “Pik loti”, Mobilje italjane, Kpucari specjale, Furr buke “Dora e art” etj., etj. Madje në një nga marketet e shumta të kryeqytetit tonë, emërtimet e artikujve ishin shkruar kështu, si në foto!

Po, po, sot, në zemër të Shqipërisë, shqipja shkruhet edhe kështu! Dhe këtu shprehja e studiuesit Zavalani është kaq e gjetur: Mjerë gjuha shqipe ç’i punojnë dhe s’ka gjuhë të ankohet?!

(Nga Sevi (Lami) Agolli, Portali Shkollor)

©Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:gjuha shqipe
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Në daç paqe dhe qetësi, lexo Rabindranat Tagorën
Next Article Gabimet tona me përemrin “TI”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?