Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Modeli im, mësuesi i fizikës
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Modeli im, mësuesi i fizikës

portalishkollor
Last updated: February 10, 2017 9:48 am
portalishkollor
Share
SHARE

Mësuesja e letërsisë në shkollën “Zihni Magani” në Peqin Liljana Kaziu, në një intervistë për Portalin Shkollor tregon për punën, nxënësit, shkrimtarët e preferuar…

“Që herët jam munduar të kisha një pikë referimi, njëmodel të cilit do të doja t’i ngjaja. Ky model ishte ish-mësuesi im i fizikës të cilin e vlerësoja për pasionin, korrektësinë dhe përkushtimin që ai tregonte gjatë orës së mësimit”, kështu shprehet mësuesja e letërsisë Liljana Kaziu. Mësuesi, gjithmonë mbetet një model për nxënësit, me siguri që ka nxënës që pikë referimi kanë mësuese Liljanën.

Mësuese Liljana, çfarë është letërsia për ju?
Letërsia është lënda që njeh nxënësit me periudhat, përfaqësuesit dhe veprat kryesore të letërsisë shqiptare dhe botërore, zhvillon të menduarit kritik e krijues, analitik dhe sintetik të tyre, duke zgjeruar njohuritë e përgjithshme në letërsi si dhe mprehtësinë e të shqyrtuarit të shprehësisë artistike e imagjinare, për të ndërtuar imazhin e tyre për botën.

Cili është shkrimtari juaj i preferuar?
Shkrimtari im i preferuar është Ismail Kadare.

A keni ju një person të cilit do të donit t’i ngjanit?
Që herët jam munduar të kisha një pikë referimi, një model të cilit do të doja t’i ngjaja. Ky model ishte ish-mësuesi im i fizikës të cilin e vlerësoja për pasionin, korrektësinë dhe përkushtimin që ai tregonte gjatë orës së mësimit.

Si është marrëdhënia juaj me nxënësit?
Marrëdhënia me nxënësit është e ngrohtë, e bazuar në mirëkuptim, tolerancë dhe respekt reciprok.

Çfarë teme i tërheq nxënësit më shumë në orën e letërsisë?
Nxënësit në orën e letërsisë i tërheqin më shumë orët e diskutimeve të librit sepse ju jepet mundësia të shprehin mendimet e tyre, opinione dhe vlerësime të lira rreth veprave.

Si titullohet eseja më e bukur që keni lexuar?
Ndër vite kam lexuar shumë ese të shkruara bukur, të argumentuara dhe të detajuara. Nuk mund të veçoj një ese, pasi gjatë gjithë eksperiencës sime si mësuese kam vlerësuar maksimalisht shumë nxënës për krijimet e tyre unike.

Cilaë shtë vështirësia më e madhe që hasin nxënësit në këtë lëndë?
Vështirësia më e madhe e nxënësve në këtë lëndë qëndron në procesin e të krijuarit, në përdorimin e strategjive të larmishme e të domosdoshme si dhe të shprehësisë artistike.

Si e nisni ju një orë letërsie ?
Një orë letërsie nis me fragmente nga veprat, vlerësime të kritikës për autorin ose veprën e tij.

A përdorni vargje, fragmente teksti apo ngjarje për të përcjellë indirekt mesazhe të caktuara tek nxënësit?
Përdor vazhdimisht.

Cilat janë vargjet më të dashura për ju?
Vargjet më të dashura për mua janë të lirikut të madh Lasgush Poradeci.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:mesimdhenesmesues
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Albas takim me mësuesit në Gramsh dhe Burrel
Next Article Dhjetë sekrete për të mësuar dhe për të mbajtur mend
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?