Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Albas takim me mësuesit në Gramsh dhe Burrel
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Albas takim me mësuesit në Gramsh dhe Burrel

portalishkollor
Last updated: February 10, 2017 9:46 am
portalishkollor
Share
SHARE

Trajnerët e Albas ndaluan Burrel ku u takuan me mësuesit e gjimnazit “Pjetër Budi” dhe “28 Nëntori” si dhe në Gramsh ku u takuan me mësuesit e shkollës “Shefqet Guzi”.

Shkolla “Shefqet Guzi” në Gramsh ishte ndalesa e radhës së ekipit të trajnimeve të Portalit Shkollor Albas. Takimi me mësuesit e kësaj shkolle dhe ofrimi i mbështetjes teknike për përdorimin sa më e efektiv të platformës e-libri shkollor Albas në orën e mësimit ishte kryefjala e bashkëbisedimit.

Mësuesit e kësaj shkolle mirëpriten ekipin e trajnerëve dhe folën hapur për vështirësitë që kishin hasur gjatë përdorimit të tekstit digjital, shkarkimit të platformës e-libri shkollor Albas, apo gjatë procesit të regjistrimit në portalishkollor.al

Materialet multimediale që ndodhen në tekstet digjitale ndihmojnë mësuesit të shpjegojnë temën mësimore më me lehtësi si dhe të kursejnë kohë. Ora e mësimit bëhet më interaktive dhe kjo zgjon interesin e nxënësve dhe ata janë më të vëmendshëm. 

Ky është brezi i teknologjisë, prandaj për nxënësit është më e lehtë të mësojnë në këtë mënyrë, ndërsa mësuesit nuk kanë më nevojë të kërkojnë materiale në internet për tema të caktuara pasi këtë punë e kanë bërë autorët e teksteve dhe kanë sjellë në librat digjitalë materialet e domosdoshme për shpjegimin e të gjitha temave mësimore.

Albas mbështet mësuesit për një mësimdhënie me mjete dhe teknika bashkëkohore.

Në përfundim të trajnimit mësuesit arritën të merrnin përgjigje për të gjitha pyetjet e tyre dhe mësuan për risitë në tekstet digjitale të këtij viti shkollor akademik.

Trajnimet vijojnë dhe takimet me mësues anë e kënd Shqipërisë janë frytdhënëse dhe impresionuese. Janë mësues që punojnë me pasion dhe dëshirë, mësues që sfidojnë kushtet dhe synojnë me çdo kusht më të mirën për nxënësit e tyre.

Kështu trajnerët e Albas ndaluan Burrel ku u takuan me mësuesit e gjimnazit “Pjetër Budi” dhe “28 Nëntori”. Gjatë këtij takimi mësuesit treguan se si kanë punuar me tekstet digjitale në orën e mësimit dhe se sa ju ka shërbyer ai për një mësimdhënie sa më efektive.

Mësuesit vlerësuan pyetësorët, të cilat ndodhen në tekstet digjitale dhe janë risia e këtij viti sjellë nga Albas. Përdorimi i tyre ka kursyer kohë në orën e mësimit dhe ata kanë mundur të vlerësojnë njohuritë e marra nga nxënësit në fund të orës së mësimit.

Përgjegjësi i IT-së pranë Portalit Shkollor, Albi Dudija, ju shpjegoi mësuesve se mund ta përdorin akoma më mirë tekstin digjital, duke njohur me detaje funksionin e çdo opsioni që ofron ai si dhe qëllimin e vendosjes së opsionit, për të kuptuar më tej se si kjo do të ndikojë në orën e mësimit.

Trajnimet e Albas do të vijojnë në qytete të tjera të Shqipërisë për të takuar mësuesit dhe për t’iu ofruar atyre asistencë dhe mbështetje teknike. Prandaj, për çdo nevojë dhe sugjerim, jeni të lutur të na kontaktoni në: info@portalishkollor.al ose në numrat 04231 9002 dhe 0697098026.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASmesimdhenes
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Botimet Albas i gjeni te “LibrAria”, Liqeni Artificial
Next Article Modeli im, mësuesi i fizikës
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?