Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Midis mësimit në shkollë dhe jetës, unë zgjedh JETËN. Po ju?
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Midis mësimit në shkollë dhe jetës, unë zgjedh JETËN. Po ju?

portalishkollor
Last updated: November 23, 2020 1:17 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Për të mirën e gjithsecilit prej nesh, familjes tonë, duhet të propozojmë mbylljen e shkollave, për një periudhë të shkurtër dy ose tre javore. Nuk cenohet procesi mësimor, për një periudhë kaq të shkurtër! Jeta jonë, PO!

COVID-19, a do të bëhet COVID-20?

A do të rritet, edhe ai bashkë me ne?

Këto ishin disa nga pyetjet që kisha unë, vitin që lamë pas.

Kaluam pushimet në stinën e verës, me maska, alkool për duart, lloj – lloj dezinfektanti për higjienën në shtëpi. KAOS!

Kemi harruar, çfarë është përqafimi, puthja e njerëzve të dashur!

Kemi harruar, të marrim frymë pa maskë!

Jemi larguar nga njëri-tjetri, me 2m largësi.

Nuk po na vjen më njeri në shtëpi, rrofshin lokalet!

Po harrojmë fytyrat e njëri-tjetrit, sepse treçerekun e fytyrës e mbulon maska.

Eh, sa gjëra kanë ndryshuar!

Sars – COVID2, ka ardhur me energji pozitive. E dini pse? Sepse rastet pozitive me COVID2, po arrijnë majën e Everestit.

Shumë debate, diskutime, biseda, kishte për fillimin e këtij viti shkollor. Vazhdon  akoma të ketë tanimë, akoma më shumë. Një situatë ankthi, frike, paniku është krijuar.

Shumë mësues janë infektuar, disa prej kolegëve, kanë ndërruar jetë. 

Pritej kjo situatë, apo jo?!

Secili prej nesh, ka thënë: “Larg nga dera ime”. Po ky bakter, është aq i vogël, sa hyn edhe me derë mbyllur. Çdokush nga ne, e ka kaluar ose po e kalon këtë virozë vdekjeprurëse. Disa prej nesh, kanë humbur pjesëtarët e familjes. Familjarisht, e kaluam këtë virozë, por me një pjesëtare të familjes më pak. Viroza, i mori jetën, për 48 orë.

Kjo virozë, ka sjellë trishtim dhe pasiguri për jetën. 

A jemi të rrezikuar? 

Të gjithë, pa përjashtim jemi. Personalisht, nuk kam qenë pro hapjes së shkollave. Arsyeja dihet dhe po shihet! Në çdo shkollë ka koleg\e të infektuar dhe jo pak, por disa.

Shumë nxënës të infektuar dhe karantinuar. Pritej edhe kjo, apo jo?!  Por, këta nxënës kanë qenë në klasë, shkollë…

Kanë folur, përqafuar, por edhe puthur njëri-tjetrin. Ah, se harrova,  i kemi pasur ne, në klasat tona.

Numri i kolegëve të infektuar, po rritet frikshëm, i nxënësve po ashtu. E kuptoj që, një mbyllje e dytë, do të ishte jo efektive përsa i përket arsimit. Si nga ana psikologjike, po ashtu edhe didaktike.

Në këtë situatë që ndodhemi, e shoh të udhës që, për një periudhë të shkurtër, të mbyllen shkollat. Jam e bindur që do të ulej numri i  infektimeve në arsim. Fëmijët e ciklit fillor,  janë mbartës dhe transmetues të virozës, ata nuk preken nga viroza, vetëm e transmetojnë atë. 

Për të mirën e gjithsecilit prej nesh, familjes tonë, duhet të propozojmë mbylljen e shkollave, për një periudhë të shkurtër dy ose tre javore. Nuk cenohet procesi mësimor, për një periudhë kaq të shkurtër! Jeta jonë, PO! 

Midis mësimit në shkollë dhe jetës, unë zgjedh JETËN. Po ju?

Etleva Qorri, nëndrejtoreshë në shkollën “Ali Demi”, Tiranë

N. Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:covid 19etleva qorrijetamesimi ne shkolle
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Këshillim për arsimim dhe karrierë, hapet zyra e parë në Tiranë
Next Article Ndërgjegjja dhe Njeriu
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?