Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Këshillim për arsimim dhe karrierë, hapet zyra e parë në Tiranë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Këshillim për arsimim dhe karrierë, hapet zyra e parë në Tiranë

portalishkollor
Last updated: November 21, 2020 9:30 am
portalishkollor
Share
SHARE

Në Tiranë është inauguruar qendra e parë e këshillimit të karrierës, e cila ndihmon të rinjtë e të rejat në vendimet e tyre lidhur me profesionin dhe arsimin, si edhe të rriturit që kërkojnë punë.

Janë të shumtë ata që mundohen nga pyetja se çfarë profesioni do të zgjedhin ose çfarë karriere do të ndërtojnë. Në kushtet kur shumë të rinj mbarojnë një shkollë dhe punësohen në sektorë, që nuk kanë lidhje me diplomën, atëherë, diçka ka munguar.

Zyra e Këshillimit të Karrierës Bashkia Tiranë, ofron një shërbim të ri për të rinjtë e të rejat dhe komunitetin më gjerë. 

Ajo do të shërbejë për të informuar dhe këshilluar të rinjtë e të rriturit në vendimet e tyre lidhur me profesionin dhe arsimin.

Nën Kryetarja e Bashkisë, Anisa Ruseti dhe Ambasadori i Zvicrës Adrian Maître ishin të parët që vizituan qendrën në ditën e saj të hapjes. Shërbimet e qendrës ndjekin modelin zviceran të qendrave të karrierës, të përshtatura sipas kontekstit të Shqipërisë dhe nevojave të të rinjve e të rejave në vend.

“Këshillimi për karrierë sjell një përfitim të dyfishtë: Së pari, të rinjtë e të rejat përfitojnë nga një vendimmarrje e mirë-informuar për karrierën, çka sjell mirëqenien e tyre shoqërore, financiare dhe emocionale. Së dyti, punëdhënësit përfitojnë nga të rinj më të mirë-informuar dhe të mirëkualifikuar, që hyjnë në tregun e punës. Për këtë arsye, jam i lumtur që projekti zviceran i punësimit të të rinjve RisiAlbania po bashkëpunon me Bashkinë e Tiranës për të ofruar shërbime të këshillimit të karrierës. Ju uroj suksese për funksionimin dhe qëndrueshmërinë e shërbimeve të kësaj qendre, në të mirë të të rinjve të këtij vendi dhe kryeqytetit të tij”, tha Ambasadori Zviceran Adrian Maître.

“Jemi shumë të lumtur që hapim sot këtë zyrë e cila është jo vetëm e para në Shqipëri, por dhe ne rajon. Gjithmonë e më shumë karriera po fokusohet drejt fushave inovative, drejt asaj që do të jetë trendi i 100 viteve të ardhshme dhe ne do të donim t’i paraprinim këtij zhvillimi duke i ndihmuar të rinjtë në orientimin e tyre. Përmes portalit karriera.tirana.al, të rinjtë do të mund të aksesojnë gjithçka që kjo zyrë ofron”, u shpreh nën-kryetarja e bashkisë Tiranë, Anisa Ruseti.  

Zyra do të bashkëpunojë me institucionet publike, bizneset dhe shoqatat e të rinjve për të rritur në mënyrë të vazhdueshme cilësinë e shërbimit. Grup mosha të ndryshme do të marrin shërbime të specializuara: edukim për karrierë për nxënësit para universitar, këshillim në grup dhe në mënyrë individuale dhe trajnim për zhvillimin e karrierës për të rinjtë dhe të rriturit e interesuar.

Këshilluesit që punojnë në qendër janë trajnuar sipas standardeve ndërkombëtare profesionale dhe shkëmbimeve me homologët zviceranë. Zyra do të përdorë mjete bashkëkohore për të eksploruar fushat e karrierës me interes për punë kërkuesit, për të analizuar nevojat e tyre për këshillim dhe orientim, si edhe për të identifikuar vështirësitë që hasin të rinjtë e të rejat dhe të rriturit në marrjen e vendimeve gjatë udhëtimit të tyre profesional.

Gjithashtu, qendra ofron vet-shërbim online. Faqja e internetit www.karriera.tirana.al ofron informacion dhe mjetet për këshillim karriere, si edhe informacion për mundësi arsimimi dhe trajnimi, praktika profesionale dhe vende pune.

N. Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:arsimim dhe karrierekeshillimTiranezyra e pare
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Albas risjell tre tituj nga kolana e çmuar e klasikut për fëmijë Bedri Dedja
Next Article Midis mësimit në shkollë dhe jetës, unë zgjedh JETËN. Po ju?
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?