Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Mësuesi, kjo figurë poliedrike, aset i investimit shoqëror
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Mësuesi, kjo figurë poliedrike, aset i investimit shoqëror

portalishkollor
Last updated: August 7, 2018 12:28 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Roli i mësuesit është të kthehet në modelin social që duhet ndjekur. Të përfaqësojë atë çfarë një vend ofron për t’u ndjekur. Të përfaqësojë avangardën. Të ndërtojë ndryshimin, përshtasë shijen dhe reagimin e shoqërisë ndaj ndryshimit.

Prej shumë kohësh figurës së mësuesit i janë zgjeruar atributet. Ai prej dekadash e ka kaluar pragun e të qenit thjesht një kalues i njohurive të një lënde të veçantë nga vetja tek nxënësi. Nuk është më qendra e të mësuarit, por fokuson nxënësin e nevojat e këtij të fundit për dije. Kjo nuk do të thotë aspak që roli i mësuesit është zbehur, përkundrazi, ai është e duhet ndërtuar si figurë poliedrike e pajisur më një tërësi kompetencat të cilat i  mundësojnë udhëheqjen e nxënësit drejt suksesit.

Mësuesi beson në përparimin e nxënësit. Orienton dëshirat e tij. Zhvillon aftësitë. Ngulmon në punën e qëndrueshme e të vazhdueshme të ndërtimit të dijes. Ndërton aftësinë e të mësuarit gjatë gjithë jetës. Dhe përpos kësaj, ka pjesën e tij të përgjegjësisë së mirëqenies së nxënësit. Ndërton mjedis të përshtatshëm për të siguruar marrjen e një njohjeje shkencore të shëndetshme. Ndërton kompetencat për të siguruar përshtatshmërinë e nxënësit jo vetëm në sistemin arsimor shqiptar, por edhe në atë Evropian, komunitet në të cilin po kërkojmë të arrijmë. 

Çdo input njerëzor i investuar në përparimin e shoqërisë është rezultat i punës së një mësuesi. Dhe po në të njëjtën mënyrë, çdo autput i sistemit është po rezultat i punës së tij. Ajo që mbetet për t’u parë është përgjegjshmëria dhe përgjigjshmëria e shtetit ndaj rolit dhe nevojave të mësuesit në mënyrë të tillë që ky i fundit të kthehet në një haset të investimit shoqëror. 

Roli i mësuesit është të kthehet në modelin social që duhet ndjekur. Të përfaqësojë atë çfarë një vend ofron për t’u ndjekur. Të përfaqësojë avangardën. Të ndërtojë e ndryshimin, përshtasë shijen dhe reagimin e shoqërisë ndaj ndryshimit. Ndaj bashkangjitur figurës së tij duhet të ndërtohet një rreth i ngushtë bashkëpunëtorësh. Të vendosur në një marrëdhënie të qëndrueshme komunikimi dhe duke përfshirë aktorët kryesorë të shoqërisë; prindërit, nxënësit, komunitetin, do të bëhen të dukshme rezultatet e rolit të mësuesit. Këtij modeli të qëndrueshëm orientimi në të shkuarën, të tashmen e të ardhmen i përkasin gjithë meritat e përparimit të shoqërisë që vazhdimisht ndryshon formën e përmbajtjen e saj, mbështetur në figurën që ofron mësuesi.

Blerina Gjika, mësuese letërsie, shkolla “Jakov Xoxa”, Fier

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:blerina gjikamesuesshkolla
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Planifikimi i situatës së të nxënit
Next Article Jetojmë bashkë, por u përkasim dy botëve të ndryshme
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?