Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Jetojmë bashkë, por u përkasim dy botëve të ndryshme
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Jetojmë bashkë, por u përkasim dy botëve të ndryshme

portalishkollor
Last updated: August 7, 2018 12:31 pm
portalishkollor
Share
SHARE

“Para pasqyrës ulem përsëri. Unë buzëqesh, por qenia nuk lëviz. Në fakt, shoh një lot që me ngurim rrjedh në faqe, për të zbritur më pas në mjekër dhe të kryejë vetëvrasje.”

Jetojmë bashkë, por u përkasim dy botëve të ndryshme


Qëndroj para pasqyrës duke vështruar një qenie që vesh fytyrën time. Zgjas dorën dhe e prek lehtë. Ajo zhduket, dhe përpara meje qëndron një skelet.        

Largohem. Pa e kthyer kokën pas, mbyll derën e dhomës duke lënë aty mendimet e mia. Kjo është arsyeja pse ato nuk zhduken kurrë. Në fund të ditës kthehem përsëri aty dhe i shoh tek më presin krahëhapur. 

Para pasqyrës ulem përsëri. Unë buzëqesh, por qenia nuk lëviz. Në fakt, shoh një lot që me ngurim rrjedh në faqe, për të zbritur më pas në mjekër dhe të kryejë vetëvrasje. 

Ngrihem dhe filloj të kërcej. I them vetes se jam e lumtur, por qenia prapë nuk lëviz. E shoh se i ndjen gjymtyrët e lodhur. Ashtu e mpirë nuk mund të lëvizë. 

Ndaloj dhe i them se është e bukur. Ajo më shikon ftohtë. Nuk ka nevojë të flasë për të më treguar se nuk më beson. 

Më kujtohet se dikush më tha se isha shumë e talentuar. Ngazëllimi më pushtoi. I’a thashë edhe këtë. I thashë se kisha një arsye për të jetuar. Se isha e lumtur. 

Më në fund, ajo hapi gojën dhe më tha se nuk duhet të gënjeja veten. Më tha se besonte në mënyrë të plotë fjalët shkatërruese të thëna dikur. Më tha se duhet të hiqja dorë nga gënjeshtrat dhe të kthehesha në realitetin e hidhur. 

I mbyta lotët me mundim. Ky mundim më lodhi, por qëllimin e arrita. Asnjë pikë loti nuk rrodhi prej syve të mi, në kundërshtim të plotë me lotët, që rridhnin si të marrë, nga sytë e qenies, që mbante veshur fytyrën time. 

I thashë se ajo gënjente, ndërsa ajo ma kthehu se unë gënjeja veten. Dielli përfshiu dhomën time, por sado që u mundua, pasqyra e kthehu mbrapsht rrezatimin e tij dhe si për inat, u mbulua me hijen e frikës, mosbesimit dhe vetëshkatërrimit. Këto të fundit ishin aq të plota në vetvete sa askush nuk mund të depërtonte në to, madje as unë. 

Fillova të kisha frikë, dhe vetëm atëherë qenia u lumturua. U zgjat drejt meje, më puthi lehtë në ballë, pastaj më përqafoi. Ajo ndihej një me mua, kurse unë ndieja veç neveri. 

E shtyva tutje me përbuzje dhe i buzëqesha, për t’i treguar se kurrë nuk do të kthehesha në një të fshehur dhe të harruar si ajo. Qenia u frikësua prej meje, dhe me një kërcim u fsheh përsëri në pasqyrë. 

E di se ajo është mikja ime më e mirë, pasi nuk më lë kurrë. Ajo nuk më harron. Çdo ditë më pushton dhe më kërkon të bëhemi një. E unë çdo ditë refuzoj. 

Më pëlqen dielli. Më pëlqen dashuria, mirësia. Qenia, në të kundërt, e do me zemër errësirën, perden e frikës e ruan me kujdes dhe nuk harron të fshihet.

Ky cikël përsëritet çdo ditë. Jetojmë bashkë, por u përkasim dy botëve vërtetë të ndryshme….

Ana Zoto

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ana zotokrijim
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Mësuesi, kjo figurë poliedrike, aset i investimit shoqëror
Next Article Mësimdhënia ime përtej teknikës
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?