Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Loja “Topi i heshtur”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Loja “Topi i heshtur”

portalishkollor
Last updated: November 5, 2021 7:51 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Si të luajmë lojën “topi i heshtur’’ – e përshtatshme për realizim në ambiente të mbyllura.

Fatkeqësisht, gjatë periudhës me shi, borë dhe mot të ftohtë këtë dimër, nxënësve do t’u duhet të kalojnë më shumë kohë në ambiente të mbyllura. Për ta bërë më të lehtë këtë, aktiviteti “Topi i heshtur” mund t’ju vijë në ndihmë!

Madhësia e grupit: Çdo madhësi

Grupmosha: Klasa 1 – Klasa 5

Kohëzgjatja e Aktivitetit: Nën 10 minuta

Qëllimi: Të zhvillojë komunikimin joverbal dhe koordinimin sy-dorë.

Pajisjet: Top i butë

Para se të filloni:

● Shpjegoni rregullat e lojës dhe lini kohë për pyetje.

● Lërini lojtarët të zënë hapësirën e nevojshme, në mënyrë që të lëvizin lirshëm.

● Do t’ju duhet një top me madhësi të mesme dhe duhet të jetë i butë.

Si të luani:

Mësimdhënësi/ja numëron mbrapsht, “3, 2, 1, topi i heshtur” dhe ia kalon topin një nxënësi/eje. 

Nxënësi/ja duhet të ulet nëse ai/ajo:

➔ e lëshon topin;

➔ bën një pasim të keq;

➔ flet ose bën zhurmë.

Loja vazhdon derisa të mbetet vetëm një nxënës/e.

● Nxënësi/ja i/e fundit (fituesi/ja) duhet të jetë i pari/e para që hedh topin në raundin tjetër.

● Të gjithë nxënësit e tjerë që ishin ulur mund të kthehen për të luajtur në fillim të një raundi të ri.

● Nëse loja po ecën ngadalë, shtoni një sfidë duke kufizuar kohën për të hedhur topin apo duke u kërkuar të gjithëve që të mbajnë një dorë pas shpine në çdo kohë.

Mënyrë tjetër e lojës:

Për lojtarët e rinj, fillestarë: Lërini të rinjtë të ulen ose të qëndrojnë në një rreth. Shihni nëse ata mund ta kalojnë topin rreth rrethit pa qeshur apo folur askush. Shtoni më shumë topa për një raund më sfidues.

Burimi: https://www.playworks.org/resource/the-game-of-the-week-silent-ball/ 

 Era Baliu

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:aktivitete klaselojatopi i heshtur
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Gabime më të mëdha që bëjnë mësuesit e rinj e që mund të shmangen plotësisht
Next Article Aktivitete për të “thyer akullin’’ me nxënësit e shkollave fillore
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?