Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Gabime më të mëdha që bëjnë mësuesit e rinj e që mund të shmangen plotësisht
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Gabime më të mëdha që bëjnë mësuesit e rinj e që mund të shmangen plotësisht

portalishkollor
Last updated: November 5, 2021 7:48 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Mësimdhënia është një nga punët më të vështira. Askush nuk e di derisa ta provojë vetë. Mësuesit aspirantë e shohin këtë punë me shumë optimizëm. Ata mendojnë më të mirën, duke paramenduar se studentët do t’i dëgjojnë në heshtje dhe se do ta ndjekin çdo fjalë të mësuesit. Por, nuk ndodh çdoherë kështu!

Puna e tyre e ëndrrave për të qenë mësues mund të shndërrohet shpejt në një makth të Freddy Kruger-it, pa paralajmërim. Dhe kjo mund t’i shtyjë mësuesit e rinj të bëjnë disa gabime të mëdha gjatë rrugës.

Mësuesit e rinj thonë “po” kur në të vërtetë duan të thonë “JO!”

Mësuesit e rinj shpesh bëjnë gabime sepse janë shumë të etur për të kënaqur të tjerët. Mendoni që pasi të etiketoheni si “Po zotëri (ose zonjë”), të gjitha kërkesat do t’ju vijnë nga pas. Dëshironi të mbështesni një klub leximi? Të shkoni në trajnimin X, Y dhe Z? Të jeni në katër apo pesë aktivitete? “Um, jo. Jo, nuk e bëj.” E shihni sa e lehtë është? Pra duhet t’i thoni jo disa gjërave.

Dëshira për të qenë mësuesi/ja i/e famshëm/e

Ne të gjithë duam të vlerësohemi nga studentët tanë, por për ta bërë këtë nuk duhet të harxhojmë kohën duke shikuar se kujt i pëlqejmë apo jo. Është e vështirë të mos duash t’i thërrasësh nxënësit “njeri” në përgjigje, por duhet patjetër t’u përmbaheni rregullave, integritetit dhe strukturës sonë. Më besoni, nxënësit tuaj do t’ju duan nëse flisni me ta si qenie të vërteta njerëzore, kështu që mos përdorni terma si “vogëlush/vogëlushe”.

Shpenzoni shumë kohë në faqen e Pinterest

E kuptojmë. Ju dëshironi që gjithçka të duket e lezetshme dhe e denjë për mediat sociale. Por, mësimdhënia nuk duhet të jetë një shfaqje “qensh dhe poni”. Ky shpenzim i madh i kohës do t’i tërheqë prioritetet tuaja në drejtimin e gabuar. Ajo që ndodh brenda klasës është shumë më e rëndësishme se ajo që ndodh në muret e jashtme.

Mania për të qenë dikush që “i di të gjitha”

Të sapodiplomuarit kanë një tendencë për të refuzuar metodat e vjetra të mësimdhënies, për ato më të reja dhe më moderne. Por ekziston një lavjerrës gjigant që i pëlqen të lëkundet lart dhe fuqishëm çdo dekadë, dhe ato ide më të reja e moderne janë thjesht ide të vjetra të ricikluara me emra të ndryshëm. Mësuesi fqinj është burimi më i madh që keni. Komunikoni me të.

Vendosja e notës për çdo gjë

Mësuesit e rinj vlerësojnë punën në klasë, detyrat e shtëpisë dhe çdo gjë tjetër që nxënësit shkruajnë në një copë letër. Ata nuk mund të lënë pa notuar as edhe shënimet më të thjeshta, atë që mësuesit më të vjetër e quajnë “dosja rrethore”. Disa punë janë thjesht praktikë; nuk ka nevojë për notë. Mësuesit e rinj që shmangin këto gabime do t’i kursejnë vetes shumë punë dhe kohë!

Shpenzimi i tepërt i kohës për planet mësimore

Pas disa javësh që planet tuaja prej njëzet faqesh janë ndërprerë vazhdimisht nga rastësitë e ndryshme që ndodhin gjatë orëve mësimore, mësuesit e rinj kuptojnë se çdo fjalë e thënë në klasë, nuk është e nevojshme të shkruhet në plane.

Përsëritja e strategjive që nuk funksionojnë

Ndonjëherë është “1, 2, 3” dhe vazhdimi nga nxënësit është “7,8,9”. Jepuni metodave mjaftueshëm kohë për të punuar, por kuptoni se ndërtimi i marrëdhënieve është strategjia më e rëndësishme e sjelljes. Mos u kapni pas strategjive vetëm sa për sy e faqe.

Moskujdesi për veten

Kujdesi për veten është bërë një fjalë e zakonshme që hidhet si kapelë në ditën e diplomimit. Nuk do të thotë të jesh “makina” e fundit që del nga “parkingu” apo të punosh njëzet orë në fundjavë dhe më pas të shikosh pak TV. Do të thotë të kujdesesh me vetëdije të plotë për veten duke lënë punën në punë, duke fjetur mjaftueshëm, duke planifikuar kohën për përkujdesje ndaj vetes dhe duke u rimbushur çdo ditë.

T’u japësh prindërve të nxënësve shumë kontroll

Kufijtë janë kyç. Mos, në asnjë mënyrë, mos iu përgjigjni emaile-ve dhe teksteve pas orarit të mësimit. Gjithashtu, mbani mend se kjo është klasa juaj dhe jini të fortë dhe të qartë kur bëhet fjalë për procedurat, notimin etj.

Veshja e parehatshme

Takat e larta do t’ju vrasin. Në vitin e parë të mësimdhënies kisha flluska sipër flluskave të mia. Pastrimi kimik nuk është i përballueshëm me pagën e një mësuesi fillestar dhe ndoshta as nuk do të jetë ndonjëherë. Investoni në disa veshje në të cilat mund të merrni frymë dhe që janë të rehatshme.

Shpenzimi i tepërt

Mësuesit fillestarë nuk mund të heqin dorë nga asgjë që mund të jetë efektive për klasat e tyre. Amazon është miku i tyre më i mirë ose kancelaritë ose fotokopjet. Problemi është se ju nuk mund të shpenzoni duke blerë gjëra për klasën tuaj me pagën tuaj. As për projektet e ndryshme që zhvilloni, edhe pse dëshira juaj si mësues të rinj është shumë e madhe për të bërë gjëra të bukura. Në vend të kësaj, më mirë shpenzoni paratë për një masazh javor për të relaksuar veten tuaj.

Të zhytur në thashetheme

Është e lehtë të jesh kritik ndaj të tjerëve kur nuk e ke provuar këpucën e tyre, por kjo mund të çojë në pasoja të papritura. E mira është që gjithsecili të shikojë punën e tij, pa u përfshirë në fjalë që në fund të ditës nuk kanë asnjë lidhje me performancën dhe ngritjen tuaj profesionale si mësues.  

Të ndjerit në faj edhe për gjënë më të vogël

Vitin e parë ne mësuesit e rinj jemi aq të shqetësuar për të bërë një punë të shkëlqyer, saqë ndihemi fajtorë kur nuk jemi në përputhje me standardet tona të pamundura. Nëse një orë mësimore nuk shkon mirë, lëreni pas dhe reflektoni.

Interesimi i madh për rezultatet e testit

Me të vërtetë që është vështirë të mos interesohesh kur administrata ta rikujton, por kjo është një mënyrë e sigurt për të djegur veten më shpejt se një qiri. Gjeni mësimet që janë argëtuese për ju dhe pasojini tek nxënësit. Mësimdhënia vetëm për qëllim të një rezultati të lartë në test nuk është e mirë për askënd.

Mosnjohja e një mjedisi toksik

Ndonjëherë është e vështirë të vërehet se shkolla në të cilën punoni është e dëmshme për shëndetin tuaj. Nëse qani çdo ditë për shkak të “të rriturve”, mund të jetë koha për të gjetur një vend të ri për të punuar. Vazhdoni të kërkoni derisa të gjeni njerëzit me të cilët ndiheni mirë.

Sinqerisht, të gjitha këto gabime janë të nevojshme për t’u bërë një mësues i shkëlqyer. Nxënësit ndryshojnë çdo vit, po ashtu edhe ne. Jepini vetes mirësi, punoni drejt vetë-reflektimit dhe bëni atë që bëni më mirë: Ndryshoni jetë.

Burimi: https://www.boredteachers.com/post/things-teachers-arent-allowed

Era Baliu

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:gabimemesues te rinjqe duhen te shmangern
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Mësuesja Ilirjana Mehaj: Nga pandemia fituam eksperiencën e mësimit online
Next Article Loja “Topi i heshtur”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?