Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Kualifikimi i mësuesve, skema e vlerësimit me pikë të portofolit dhe programet orientuese
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Kualifikimi i mësuesve, skema e vlerësimit me pikë të portofolit dhe programet orientuese

portalishkollor
Last updated: February 18, 2020 9:55 am
portalishkollor
Share
SHARE

Ju paraqesim Programet Orientuese të Kualifikimit 2020, sipas profileve përkatëse, të bëra publike nga ASCAP. Ndërkohë më poshtë mund të njiheni edhe me skemën e vlerësimit të portofolit, pikët e të cilit shpallen më datë 25 shkurt nga secila ZVAP.

Për t’u ardhur në ndihmë mësuesve, ASCAP ka hartuar Programet Orientuese të Kualifikimit 2020, sipas profileve përkatëse. Këto programe ju mund t’i gjeni duke klikuar në këtë link:  https://www.ascap.edu.al/programet-e-kualifikimit-2020/.

Para provimit 

Tashmë është bërë e ditur se provimi i kualifikimit do të zhvillohet më 4 prill. Mësuesit kanë plotësuar kërkesat për marrjen pjesë në këtë provim si dhe kanë dorëzuar portofolin profesional pranë ZVAP-ve. Sipas afateve të përcaktuara në shkresën që MASR u ka dërguar ZVAP-ve në vend, bëhet e ditur se këto të fundit do të shpallin në datën 25 shkurt listat e mësuesve që janë regjistruar për të marrë pjesë në kategoritë e kualifikimit, ku secilit prej tyre do t’u bëhen të ditura edhe pikët e fituara nga dorëzimi i portofolit profesional. Deri në mbyllje të muajit shkurt, mësuesit që kanë pakënaqësi me pikët e siguruara mund të bëjnë ankesat përkatëse. Më pas Drejtoritë Rajonale të Arsimit Parauniversitar hartojnë listat përfundimtare për të gjitha njësitë vendore që ndodhen nën juridiksionin e saj, lista të cilat i dërgon më pas në ASCAP brenda datës 5 mars 2020. Pas kësaj date nuk mund të bëhen më ndryshime sa i takon pikëve që mësuesit kanë fituar nga portofoli. 

Skema e vlerësimit me pikë të portofolit 

Komisioni i vlerësimit të Portofolit të ngritur nga titullari i Drejtorisë Rajonale të Arsimit vlerëson me 1 deri në 3 pikë secilin përbërës të portofolit profesional.

Kandidati që nuk fiton të paktën 5 pikë nga portofoli profesional, ose që nuk dorëzon të paktën një përbërës të tij, përjashtohet nga e drejta e pjesëmarrjes në provim. 

Kandidati fiton 5 pikë bonus kur: Ka diplomë (SHPU, MND, Master mbi 60 kredite, apo doktoraturë) e fituar në fushën e mësuesi. Këto pikë bonus do të shkojnë vetëm për ata kandidatë që janë diplomuara para janarit të 2011-s. Nëse diploma master është fituar pas janarit të 2011-s duhet të jetë e njohur nëpërmjet provimit të shtetit.

Gjuha e huaj e mbrojtur pranë Universitetit të Tiranës do të shoqërohet me pikë plus për të gjithë mësuesit që janë diplomuar para janarit të 2010-s. Nëse mësuesi ka siguruar të paktën shtatë kredite për çdo vit të kualifikimit nga lista e programeve të akredituara.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:kualifikimi i mesuesveprograme orientuesevleresimi
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Ora e letërsisë, të mësuarit përmes situatave, mbi veprën “Studenti në shtëpi”, Migjeni
Next Article Gjenia krijuese e Frederik Rreshpjes, shkrimtari i kapërcimeve të mëdha
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?