Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Gjenia krijuese e Frederik Rreshpjes, shkrimtari i kapërcimeve të mëdha
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kulturë

Gjenia krijuese e Frederik Rreshpjes, shkrimtari i kapërcimeve të mëdha

portalishkollor
Last updated: February 18, 2020 9:58 am
portalishkollor
Share
SHARE

Moderniteti i Rreshpjes shtrihet në muzikalitet, në formë, në përmbajtje, në fjalë, në sintaksë, në stilistikë, në figurë letrare, në gjeninë e tij krijuese. Katërmbëdhjetë vite nga largimi i tij!

Për Rreshpjen jeta ishte arti i fjalës, e arti ishte jeta.

Nga Parajsa Shtini

Rreshpja, një ndër figurat më  komplekse të poezisë shqipe, mbush 14 vite të largimit nga jeta. Umberto Eko thotë se artistët nuk vdesin kurrë, sepse ajo se çfarë lenë pas, është trashëgimia artistike, e përcjellë në breza të tërë. Artistët e mëdhenj rrallë e prekin famën, suksesin dhe mirënjohjen e publikut në gjallje të tyre, e Rreshpja ishte një ndër fatkeqët. Por arti i vërtetë e gjen rrugën në cilëndo periudhë, sepse mbijeton. E sot, Rreshpja qëndron hijerëndë krahas figurave më të shquara të poezisë shqipe. 

Frederik Rreshpja, kjo figurë e jashtëzakonshme e artit të fjalës. Lëvrimi i gjuhës, përmes instrumentave të rëndësishëm, si melodia e fjalës, e bëjnë Rreshpjen të pakrahasueshëm. Muzikaliteti është ajo që na shoqëron gjatë poezive. 

Moderniteti i Rreshpjes shtrihet në muzikalitet, në formë, në përmbajtje, në fjalë, në sintaksë, në stilistikë, në figurë letrare, në gjeninë e tij krijuese. 

“Ku ka varg të Rreshpjes, ka gjenialitet. Ka frymëzim, ka botë, ka kapërcime të tejskajshme të cilat mendja racionale nuk i ngërthen dot”.

Aliteracioni, metafora, asonancat, kosonancat, si në vargjet e mëposhtme, përsërisin kaq shpesh germën “sh”, saqë e gjithë panorama na ofron vjeshtën, në imazh dhe në përjetim.

‘Requiem’

Noton në përrua me gjethet mbështjellë

Një ditë e vdekur vjeshte

Dhe shtergët e fundit shkuan të ngrirë

Mbi syte e verdhë në heshtje

Rrëzohet nga drurët trishtimi i borës

Lugina me hënë e lyer

Dhe drerët e erës vënë kujen në dhembje

Me brinjët prej akulli thyer

Më vdiq dhe kjo vjeshtë, më shkoi dhe kjo ditë

Qefini me gjethe tharë

O dimri i drerëve me brirët në erë

Kë vjeshtë të qaj më parë?

Cili poet tjetër shqiptar, sidomos në periudhën kur shkroi Rreshpja, mund të shkruante për “drerët që fluturojnë në erë me brinjë prej akulli?”, apo për “shtergët me sy të verdhë”. Kush do fliste kaq hapur me mjetet e modernitetit si përshembull ‘trishtimi i borës’, ‘qefin prej gjethesh’, ‘Ditët e vdekura’. Teoria e ajsbergut të Heminguejt, nuk do gjente një konkretizim më fin. Aty ku përjetimi, imazhi, muzika, shpirti, nuhatja bëhen njësh. Ndaj, moderniteti i Rreshpjes shtrihet kudo. 

Krijimtaria e Rreshpjes, qëndron pa frikë, krah gjithë krijimtarisë botërore, në të njëjtat vlera letrare, shije estetike me Bodlerin e Rilken. Për Rreshpjen jeta ishte arti i fjalës, e arti ishte jeta.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASfrederik rreshpjaparajsa shtini
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Kualifikimi i mësuesve, skema e vlerësimit me pikë të portofolit dhe programet orientuese
Next Article Jeta përpara se të përdoreshin rrjetet sociale – Gëzim Tushi
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?