Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Kryeministri Rama: Shkollat do të hapen. 87% e komunitetit shkollor kanë votuar pro hapjes së shkollave (viti shkollor 2020-2021)
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Kryeministri Rama: Shkollat do të hapen. 87% e komunitetit shkollor kanë votuar pro hapjes së shkollave (viti shkollor 2020-2021)

portalishkollor
Last updated: August 18, 2020 9:13 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Vendimi i shumëpritur që ka të bëjë me fillimit e vitit të ri shkollor për vitin 2020-2021, tashmë është marrë. Shkollat do të hapen më 14 shtator. Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri i vendit, Edi Rama. Shahini dhe Manastirliu: Po bashkëpunojmë për detajimin e protokollit të sigurisë.

Në një postim në rrjetin e tij social Facebook, ai ka shkruajtur se: “Shkollat do të hapen. Ministrja e Arsimit Besa Shahini dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një komunikim për situatën, arsyetimin tonë dhe masat paraprake që po merren për hapjen shkollave, në kushtet kur të gjitha vendet e botës po diskutojnë këtë çështje delikate dhe kanë zgjedhur rrugë të ndryshme për hapjen e shkollave apo jo pak vende nuk kanë vendosur ende, nëse do t’i hapin. Çdo hap drejt hapjes së shkollave dhe mbrojtjen e shëndetit nga ky vendim i vështirë, po koordinohet me përgjegjësi maksimale nga institucionet, për garantimin e masave të distancimit social dhe protokolleve të sigurisë, si edhe vlerësimin dinamik të situatës epidemiologjike në vend”.

Nisja e vitit të ri shkollor më 14 shtator  

Shahini dhe Manastirliu: Po bashkëpunojmë për detajimin e protokollit të sigurisë

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu kanë zhvilluar një komunikim në lidhje me masat që po ndërmerren për hapjen e shkollave më 14 shtator, ku në fokus kryesor është ruajtja e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve dhe duke iu referuar modeleve më të mira të vendeve të zhvilluara. 

Fillimisht, Ministrja Shahini njoftoi mbi pyetësorin e zhvilluar pak kohë më parë në lidhje me nevojën e hapjes së shkollave. Sipas saj, nga 135 mijë respondentë – nxënës, prindër dhe mësues – 87% e tyre mendojnë se nxënësit duhet të kthehemi në shkollë. 

Shahini nënvizoi gjithashtu se “Që në muajin korrik kemi zhvilluar disa skenarë për mundësinë e hapjes së shkollave në fillimin e vitit të ri shkollor në varësi të numrit të nxënësve për shkollë, gjendjes në shkollë dhe nevojës së komunitetit për të qenë fizikisht në klasa”. 

Ndër të tjera, ajo shtoi se tashmë është bërë një pilotim i rikthimit të nxënësve nëpër shkolla, teksa kujton rihapjen e tyre për maturantët në muajin maj. “Funksionon si proces, pra ne mund të ruajmë shëndetin duke i rihapur shkollat me shumë kujdes”, cilësoi ajo duke u shprehur gjithashtu se: 

“Ne duam t’i hapim të gjitha shkollat për nxënësit e arsimit parauniversitar, por sipas specifikave që kanë shkollat individuale, gjithmonë duke e kombinuar edhe me mësimin që mund të zhvillohet në kushte shtëpie, duke ndjekur RTSH Shkollën, mësimin online etj.”.

Në fund, Ministrja Shahini nënvizoi se bashkitë do të duhet të fillojnë procesin e pastrimit të shkollave dhe përgatitjes për shtator, teksa shprehet se partnerët zhvillimorë kanë premtuar se do të ndihmojnë prapë me furnizimin me të gjithë elementët e nevojshëm që kemi nevojë për të ruajtur nxënësit dhe mësuesit tanë.

Ndërkohë, gjatë komunikimit online, Ministrja Ogerta Manastirliu, duke ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme për hapjen e shkollave në shtator, theksoi se “Ne si institucione, nuk i kemi ndërprerë për asnjë moment komunikimin dhe përgatitjet për të përcaktuar protokollet e sigurisë për çdo skenar që ka të bëjë me rihapjen e shkollave. Protokollet janë të detajuara tashmë që në muajin maj, por po detajohen akoma më shumë”.

Postimi i plotë (video)

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:14 shtatorhapja e shkollesviti shkollor 2020-2021
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Detyrat më të veçanta që një mësues u ka dhënë nxënësve të tij gjatë pushimeve verore
Next Article Rëndësia e vlerave ushqimore, këto janë ushqimet që duhet t’i konsumoni gjithmonë bashkë
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?