Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Detyrat më të veçanta që një mësues u ka dhënë nxënësve të tij gjatë pushimeve verore
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kuriozitete

Detyrat më të veçanta që një mësues u ka dhënë nxënësve të tij gjatë pushimeve verore

portalishkollor
Last updated: August 18, 2020 9:10 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Italiani Cesare Cata, mbetet një nga mësuesit më të famshëm të kohëve tona. Ai publikoi online detyrat që u dha nxënësve për pushimet verore. Por nuk janë detyra si ata që mund të mendojmë të gjithë….ju ftojmë t’i lexoni. Gjithkujt i bënë mirë pak frymëzim!

Cesare Cata, një mësues nga Italia që punon në shkollën “Polo Scolastico Paritario Don Bosco” në qytetin bregdetar të Fermos, i dha nxënësve të tij disa detyra për kohën e pushimeve. Ishte një listë me 15 detyra. Mund të themi se ky veprim mund të jetë gjëja më e mirë që ai ka bërë ndonjëherë për ta. 

Lista është bërë shumë e famshme online dhe ka fituar me mijëra pëlqime.

  1. Dil për shëtitje përgjatë bregdetit çdo mëngjes vetëm, shih dritën e diellit që reflektohet mbi ujë dhe mendo për gjërat që të bëjnë të lumtur.
  2. Përpiqu të përdorësh fjalët e reja që mësuam në klasë këtë vit. Sa më shumë gjëra që të mundesh të thuash, aq më shumë mendime do të kesh. Sa më shumë të mendosh, aq më i lirë do të jesh.
  3. Lexo sa më shumë që të mundesh. Jo sepse duhet ta bësh, por sepse pushimet janë kohë frymëzimi për ëndrra dhe aventura, dhe leximi është si fluturimi. Leximi është forma më e mirë e rebelimit.
  4. Shmang njerëz, gjëra dhe situata që të bëjnë të ndihesh i palumtur ose bosh. Kërko frymëzim, dhe miq që të të pasurojnë jetën, që të kuptojnë dhe që të vlerësojnë për atë që je.
  5. Nëse ndihesh i trishtuar apo i frikësuar, mos u shqetëso. Pushimet, ashtu si çdo gjë tjetër e mrekullueshme në jetë, mund ta shtyjnë shpirtin në konfuzion. Përpiqu të mbash një ditar dhe të përshkruash si ndihesh.
  6. Kërce, pa ndjerë turp. Bëje kudo dhe kurdo që mundesh – në pistë, apo i vetëm në dhomën tënde. Pushimet dhe vera duan kërcim, dhe është budallallëk të mos e bësh.
  7. Shih lindjen e diellit të paktën një herë. Rri i heshtur dhe merr frymë thellë. Mbyll sytë dhe ji mirënjohës.
  8. Bëj shumë sport.
  9. Nëse takon dikë që të pëlqen vërtetë, thuaja, dhe bëjë në mënyrën më elokuente e të sinqertë që të mundesh. Mos u shqetëso nëse nuk të kuptojnë. Nëse asgjë nuk ndodh, atëherë nuk është e thënë. Nëse gjërat shkojnë mirë, atëherë do të kaloni pushimet bashkë dhe do të jetë e mrekullueshme.
  10. Rilexo shënimet nga leksionet tona. Krahaso gjithë gjërat që kemi lexuar me gjithë gjërat që po të ndodhin në jetë.
  11. Ji aq i lumtur sa rrezja e diellit e aq i lirë e i pazbutur sa deti.
  12. Mos shaj. Ji i sjellshëm dhe i mirë.
  13. Shih filma të mirë, me skenarë zemërthyes. Nëse është e mundur, shihi në anglisht. Kështu do të përmirësosh gjuhën dhe zhvillosh aftësinë të ëndërrosh dhe ndiesh. Mos lejo që filmi të përfundojë me titrat e fundit – rikrijoje temën e tij në jetën tënde, në mënyrë të përsëritur, bëje pjesë të eksperiencës tënde të pushimeve.
  14. Vera është magjike. Në rrezet e diellit të çdo mëngjesi dhe gjatë mbrëmjeve të nxehta, ëndërro për atë si duhet të jetë jeta jote. Bëj që gjithçka që të ndodh, të varet nga ti. Kështu nuk do të heqësh kurrë dorë nga rruga drejt ëndrrave të tua.
  15. Ji i mirë.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:cesare catadetyra shtepiegjate pushimeve veroremesues unik
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Xhensila Kokoshi: Kuptimi i pozicionit të mësuesit ndihmës në klasat e zakonshme
Next Article Kryeministri Rama: Shkollat do të hapen. 87% e komunitetit shkollor kanë votuar pro hapjes së shkollave (viti shkollor 2020-2021)
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?