Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Kosovë, Ministri Bajrami: E-ditari do të zëvendësojë ditarin klasik të mësuesit
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Kosovë, Ministri Bajrami: E-ditari do të zëvendësojë ditarin klasik të mësuesit

portalishkollor
Last updated: February 18, 2016 10:03 am
portalishkollor
Share
SHARE

“Tanimë do të jetë funksional e-ditari, i cili do të zëvendësojë ditarin klasik. Do të fillojmë me rishikimin e teksteve dhe do të punojmë vazhdimisht për të siguruar arsim cilësor”

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, gjatë një vizite në shkollën “Dardania” është shprehur se cilësia në arsim nuk do të jetë vetëm deklaratë politike. Këtë vizitë ministri Bajrami e realizoi me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë në arsimin parauniversitar në Kosovë.

Ministri Bajrami është zotuar se cilësia dhe reformat e metodave të mësimdhënies dhe mësimnxënies do të jenë parësore. “Tanimë do të jetë funksional e-ditari, i cili do të zëvendësojë ditarin klasik. Do të fillojmë me rishikimin e teksteve dhe do të punojmë vazhdimisht për të siguruar arsim cilësor. 

Jam i sigurtë se këtë vit do të arrijmë një nga objektivat kryesore pas shpalljes së pavarësisë, pra ndërtimin e një sistemi cilësor të arsimit, i cili do të mundësojë krijimin e gjeneratave të përgatitura, krijimin e një gjenerate e cila do të kontribuojë në tranzicionin e përgjithshëm”, është shprehur ministri Bajrami.

Po ashtu, gjatë kësaj vizitë ministri Bajrami është shprehur se, këtë vit do të fillojë të zbatohet Strategjia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar në Kosovë 2016/2020. “Është miratuar Strategjia Kombëtare për Sigurimin e Cilësisë dhe ne jemi të vendosur që bashkë me mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit, të punojmë për të siguruar shkolla cilësore. Kemi vendosur edhe parimin e llogaridhënies, jemi duke ndërtuar sistemin e vlerësimit të performancës, ku do të shihet se cila është shkolla më e mirë dhe cili është mësimdhënësi më i mirë”, tha ministri Bajrami.

Ministri Bajrami theksoi edhe rolin e Këshillit të Prindërve, sepse, sipas tij, ata duhet ta shohin punën dhe kushtet që ju ofrohen fëmijëve të tyre në shkollat dhe sistemin e arsimit parauniversitar. 

©Portali Shkollor– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ditari klasike-libri
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Aktiviteti “Shfaqja e Bardhë” iu dedikua fëmijëve jetimë
Next Article “Hartë kombëtare për nevojat e zhvillimit profesional të mësuesve”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?