Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Aktiviteti “Shfaqja e Bardhë” iu dedikua fëmijëve jetimë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Aktiviteti “Shfaqja e Bardhë” iu dedikua fëmijëve jetimë

portalishkollor
Last updated: February 18, 2016 10:02 am
portalishkollor
Share
SHARE

Me iniciativën dhe idenë e nxënëses së shkollës “Mahir Domi” Alesia Çiftja u organizua aktiviteti i titulluar “Shfaqja e Bardhë”, i cili iu dedikohej fëmijëve jetimë.

Aktiviteti për fëmijët jetimë, i organizuar në qendrën rinore RIEMAR, i titulluar “Shfaqja e Bardhë” u vu në zbatim me mbështetjen e Drejtorisë së gjimnazit “Mahir Domi” dhe me përkrahjen e shkollave “Dhaskal Todri”, “Luigj Gurakuqi”, “Kostandin Kristoforidhi”, “Sulë Harri”.

Pjesë e aktiviteti ishte edhe shfaqja artistike me këngë, valle e poezi, e organizuar nga nxënësit e shkollës “Mahir Domi” nën drejtimin e mësueses Klotilda Lamçja, pati jehonë midis fëmijëve, duke mbushur me gëzim sytë e tyre.

Surpriza e aktivitetit ishte edhe pjesëmarrja përshëndetëse e grupit të njohur muzikor të qytetit “Alar Band”. Të ardhurat që u dhuruan nga nxënësit e gjimnazeve në fjalë shkuan për fëmijët jetimë të shkollave të qytetit të Elbasanit. Fëmijëve iu shpërndanë edhe dhurata të siguruara me të ardhurat e shkollës “Mahir Domi”.

Shkolla “Mahir Domi” fiton çmimin për “videon më të mirë”

Më herët, Forumi i Gruas me mbështetjen e Drejtorisë Arsimore, Elbasan organizuan një konkurs ne fokus të së cilit ishte lufta kundër dhunës ndaj gruas. Në konkurs morën pjesë 12 shkolla të mesme të Elbasanit.

Shkolla “Mahir Domi” rrëmbeu çmimin e parë për videon më të mirë, çmimin inkurajues i cili u dha nga Radio 7 me qendër në Tiranë dhe nxënëses Elgita Ndreka iu dha çmimi “Aktorja më e mirë” e aktivitetit.

©Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:“Shfaqja e Bardhë”
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Unë dua t’i ngjaj mësueses time të pianos”
Next Article Kosovë, Ministri Bajrami: E-ditari do të zëvendësojë ditarin klasik të mësuesit
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?