Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Mësuesit dhe nxënësit i ngjisin stresin njëri-tjetrit
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Mësuesit dhe nxënësit i ngjisin stresin njëri-tjetrit

portalishkollor
Last updated: July 24, 2018 2:33 pm
portalishkollor
Share
SHARE

“Studimi është një kujtesë për problemet e sistemit arsimor me të cilat hasen mësuesit dhe edukatorët ndërsa numri i nxënësve në klasë rritet dhe mbështetja ndaj mësuesve zvogëlohet”

Sipas një studimi të realizuar Universiteti i Kolumbisë  rezulton se lodhja mendore e mësuesve dhe stresi i nxënësve janë të lidhur me njëri-tjetrin. Studiuesit vëzhguan 400 fëmijë të klasave fillore dhe zbuluan se në klasat ku mësuesit kishin një lodhje më të madhe mendore apo emocionale, nxënësit kishin nivele të larta të kortizolit (hormon i stresit). Niveli i lartë i kortizolit tek fëmijët e klasave fillore është i lidhur me vështirësi në të nxënë dhe probleme të shëndetit mendor.

“Kjo tregon se stresi mund të jetë ngjitës mes mësuesit dhe nxënësve. Nuk dihet kush shpërthen i pari, nivelet e larta të kortizolit apo lodhja e mësuesit. Ne konsiderojmë lidhjen mes stresit të mësuesit dhe atij të nxënësit një problem ciklik në klasë”,–  tha Eva Oberle, autore e studimit.

Oberle tha se një atmosferë stresuese në klasë mund të jetë rezultat i një mbështetjeje të dobët për mësuesin, gjë e cila ndikon në aftësinë e mësuesit për të menaxhuar klasën. Një klasë që nuk menaxhohet mirë ndikon në mosplotësimin e nevojave të nxënësve dhe në rritjen e stresit. Kjo pasqyrohet me rritjen e nivelit të kortizolit tek fëmijët. 

Por stresi mund të lindë edhe nga nxënësit, të cilët mund të jenë më të vështirë për t’u mësuar për arsye të rritjes së ankthit, problemeve të sjelljes apo nevojave të veçanta të tyre. Në këto raste, mësuesit ndjehen të mbingarkuar dhe raportojnë nivele të larta të lodhjes mendore.

“Studimi jonë është një kujtesë për problemet e sistemit arsimor me të cilat hasen mësuesit dhe edukatorët ndërsa numri i nxënësve në klasë rritet dhe mbështetja ndaj mësuesve zvogëlohet”, – tha Oberle. 

“Është e qartë tashmë nga një numër shumë i madh studimesh se mësuesit kanë nevojë për mbështetjen e duhur për të menaxhuar lodhjen nervore dhe për të ulur nivelin e stresit në klasë. Nëse nuk mbështesim mësuesit, ne rrezikojmë dëmtimin e përgjithshëm të nxënësve”, tha profesor Kimberly Schonert-Reichl.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:mesuesnxenesstresi
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Si të parandaloni problemet disiplinore në klasë
Next Article Përse mësuesit janë të rëndësishëm në jetën tonë?
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?