Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Si të parandaloni problemet disiplinore në klasë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Si të parandaloni problemet disiplinore në klasë

portalishkollor
Last updated: July 24, 2018 9:46 am
portalishkollor
Share
SHARE

Asnjë mësues nuk ka dëshirë të meret me probleme disiplinore në klasë. Nuk është argëtuese dhe sigurisht që nuk është arsyeja pse keni vendosur të bëhëni mësues. Por gjithsesi këto probleme janë të pranishme në këtë profesion.

E keni vënë re, ndërkohë që disa klasa kanë probleme të shumta me disiplinën, disa klasa të tjera kanë pak të tilla. Kjo sepse mësuesit kanë bërë një punë intensive për parandalimin e tyre.

Pra, nëse ndiheni sikur dita juaj humbet duke u marrë me çështjet disiplinore, ne ju sygjerojmë disa mënyra se si mund ti parandaloni ato.

1. Jini të organizuar. Mos organizimi sjell ngërçe në klasën tuaj, gjë që sjell mëzritjen dhe sjelljen jo të mirë të nxënësve. Planifikoni orët tuaja mësimore, Mendoni gjërat që ju duken problematike dhe krijoni një sistem i cili ju ndihmonqë t`i mbani nën vëzhgim në çdo moment.

2. Trajtoni problemet sa janë ende të vogla. Mos prisni të sqaroni problemet pasi të zmadhohen. Në vend të kësaj mundohuni të zgjidhni këto çështje të vogla në klasë sapo të shfaqen. Trajtimi i tyre ndërkohë që janë ende të vogla do ju ndihmojë të shmangni rritjen dhe shtimin e problemeve të tjera që rrjedhin nga ato.

3. Krijoni procedura kontrolli. Zhvilloni qëllimisht procedura që parandalojnë probleme. Për shembull, kërkojini nxënësve të përdorin një fletë mbulimi e cila do të parandaloje kopjimin. Këto llojë procedurash duhet t’jua bëjnë sa më të lehtë nxënësve në zgjedhjen e gjërave të duhura dhe të vështirë që ata të sillen keq apo të bëjnë zgjedhje të gabuara.

4. Mësoni mirë procedurat tuaja. Nuk është e mjaftueshme vetëm krijmi i procedurave të mira, por duhet t`ia mësoni ato nxënësve tuaj. 

Dhe integrimi i tyre bëhet nëpërmjet 4 hapave kryesorë: 

– shpjegoni procedurat sa më qartë, 

– praktikoni procedurat me nxënësit, 

– korrigjoni pjesët të cilat bëhën gabim dhe bëni që nxënësit t`i përsërisin këto procedura deri sa t`i bëjnë ashtu siç duhen. 

Nëse nuk merrni kohën e duhur për t’i mësuar procedurat, ju do përfundoni të irrituar gjatë gjithë vitit shkollor kur nxënësit të mos i ndjekin ato.

5. Mbajini nxënësit të zënë. Sa më shumë të jenë të zënë me mësime, aq më pak probleme do te shkaktojnë. Kështu që shfaqni pasionin tuaj për mësimdhënien dhe bëni që ora juaj të jetë e gjallë. Gjithashtu, mbani mend, ai që punon është ai që mëson, prandaj mos jepni vetëm leksione. Përfshijini nxënësit. Një mënyrë e mirë është të mësuarit nëpërmjet të shkruarit. 

6. Lëvizni rreth klasës. Mos qëndroni gjithmonë përpara klasës. Ndjehuni të lirë të ecni përreth klasës ndërsa jepni mësim. Jo vetëm që ofron një lehtësi, por ju ndihmon që të shikoni më mirë se çfarë po bëjnë nxënësit. Ndoshta njëri nga nxënësit në fund është përqendruar në celularin e tij? Lëvizni ngadalë drejt tij për të parë më mirë por pa ndërprerë mësimin.

7. Qëndrojini afër nxënësve tuaj. Nëse dëshironi që nxënësit t’ju ndjekin, ata duhet t’ju respektojnë dhe duhet të dinë që ju kujdeseni për to. Kështu që investoni për jetët e tyre. Jini të sinqertë dhe pranoni gabimet tuaja. Jini të sjellshëm dhe të afrueshëm. Bëni kopmlimente, shkruani shënime me fjalë të mira dhe merrni pjesë në ngjarjet jashtëshkollore kur keni mundësi. Jepini atyre dobinë e dyshimit dhe tregoni se i doni.

8. Bëhuni profesionist. Nëse qëllimi juaj është që nxënësit t’ju pëlqejnë, do të vendosni veten në një mori problemesh. Në vend që ta shikoni veten si mik i nxënësve, ju duhet ta shihni veten siu dhëheqës. Kjo do të thotë që bashkëveprimi juaj me ata duhet të jetë miqësor por jo më shumë seç duhet.

9. Kërkojini nxënësve të pastrojnë tavolinat e tyre. Kerkojini nxënësve të mbajnë në tavolinë vetëm mjetet të cilat ju shërbejnë atyre për aktivitetin që po bëhët në ato momente. Të gjitha gjërat e tjera duhet ti vendosin në dysheme ose në çantë. Kur tavolinat e tyre janë pothuasje bosh, ju mund ti shikoni më mirë me çfarë po meren dhe e bën më të vështirë për ata që të meren me diçka tjetër.

10. Fillimisht vendosni strukturën. Ju mund të keni një listë me aktivitete interesante që ju dëshironi të bëni me nxënësit tuaj, por ruajini ata për një moment të dytë pasi nxënësit të jenë mësuar me strukturën dhe pritshmëritë tuaja. Pasi ata të kenë kuptuar strukturën, ju dhe ata mund të shijoni aktivitetet më pak të strukturuara pa humbur kontrollin e klasës.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:disiplinekeshillaklase
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Programi Kombëtar i Praktikave të Punës
Next Article Mësuesit dhe nxënësit i ngjisin stresin njëri-tjetrit
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?