Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Përse mësuesit janë të rëndësishëm në jetën tonë?
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Përse mësuesit janë të rëndësishëm në jetën tonë?

portalishkollor
Last updated: July 26, 2018 10:01 am
portalishkollor
Share
SHARE

Mësuesit luajnë një rol thelbësor në jetën tonë dhe ne duhet t’ju jemi mirënjohës çdo ditë për punën e tyre. Nuk ka rëndësi nëse janë mësues të vjetër, mësues të rinj, mësues të cilët kanë dalë në pension, ne duhet të kuptojmë që impakti i tyrë në zhvillimin e nxënësve është shumë i madh.

Nëse do të flasim nga përvoja personale, kur mendoj për fjalën “mësues”, në mendje më vijnë shumë njerëz të cilët patën impakt thelbësor në zhvillimin tim dhe jam i sigurtë që nuk jam i vetmi. Sikur të gjithë të kishin mundësi të shpreheshin do të dilnim në të njëjtin konkluzion.

Por cilat janë disa nga gjërat për të cilat ne duhet t’i vlerësojmë mësuesit. Do të mundohemi të nxjerrim 9 pika kryesore edhe pse për të qënë i sinqertë lista është e pafundme.

1.   Na  mësojnë dhe zbulojmë pasionet

Nxënësit kanë prirje të ndryshme dhe në këtë moment futet në lojë mësuesi i cili na ndihmon të bëjmë zgjedhjen e duhur duke ju përkushtuar më shumë lëndës e cila ka lidhje me pasionin tonë.

2.   Ata besojnë te ne, na inkurajojnë të tregojmë potencialin dhe na bindin të besojmë që mund të arrijmë çdo gjë.

Mësuesit janë njerëzit kyç të cilët na motivojnë, ndihmojnë dhe sfidojnë në mënyrë që të shfaqim potencialin tonë. Ata besojnë te ne përpara se ne të kemi krijuar besim tek vetvetja.

3.   Ndihmojnë në zhvillimin e dëshirës për të lexuar, shkruajtur dhe mësuar.

Leximi dhe shkrimi janë dy pika shumë të rëndësishme dhe këto do të na shoqërojnë gjatë gjithë jetës tonë. Të mësuarit jo vetëm për të lexuar një tekst por për ta kuptuar atë që lexojmë dhe zhvillimi i të menduarit, për këtë gjë u detyrohemi mësuesve.

4.   Me pak fjalë ata mund të bëjnë gjithçka!! Nuk bëjnë vetëm rolin e mësuesit, por gjithashtu të motivuesit, mbështetësit, mentorit dhe mikut.

Cilat janë gjërat që mësuesit nuk mund të bëjnë!? Edhe nëse nuk munden…ata gjithmonë e gjejnë një mundësi.

5.   Ata krenohen me arritjen e nxënësve e i motivojnë më shumë.

Pas çdo hapi që nxënësit hedhin, mësuesit krenohen me punën e tyre edhe pse e dinë fare mirë që pas një periudhe të caktuar ata duhët të vazhdojnë më tej dhe nuk do t’i kenë më nxënës. Ata janë krenarë për arritjet e tyre.

6.   Të nguliten në mendje për një kohë të gjatë

Akoma e mbaj mend mësuesen time të fillores dhe mendoj që nuk do ta harroj se sa energjike dhe e duruar ishte. Ajo sillte gjithmonë gëzim në klasë dhe kjo gjë do të më ngulitet gjithmonë në mendje.

7.   Në vetvete ata gjithmonë do të jenë nxënës

Mësuesit shpenzojnë shumë orë duke mësuar metoda të reja për nxënësit e tyre dhe janë të përkushtuar që të japim më të mirën nga vetja.

8.   Janë të duruar dhe interesohen për nxënësit e tyre.

Jo të gjithë nxënësit mësojnë në forma të njëjta, disa i kuptojnë më shpejt disa të tjera kanë nevojnë për pak më shumë koh. Mësuesit janë tërësisht të përkushtuar ndaj tyre që askush të mos mbesë mbrapa pavarsisht se sa koh i duhet për ta kuptuar dhe mësuar.

9.    Bashkëpunojnë me prindërit, mësuesit dhe drejtuesit e shkollave që nxënësit të edukohen

Edukimi i nxënësve është punë në grup. Mësuesit bëjnë gjithçka që të gjithë të përfshihen në edukimin e tyre. Dhe pavarsisht të gjitha sfidave që krijohen gjatë të qenurit mësues, ata e duan punën e tyre dhe janë të vetëdijshëm për përmirësimet që po sjellin në jetën e nxënësve.

“Pothuajsë të gjithë mësuesit që njoh e vlerësojnë misionin e tyrë dhe bëjnë të pamundurën që të japin më të mirën nga vetja, edhe pse jo të gjithë e kuptojnë. Është e vetmja punë e cila nuk ju le të flini sepse jeni të shqetësuar për fëmijët e të tjerëve.”

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:mesuesnxenesvleresim
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Mësuesit dhe nxënësit i ngjisin stresin njëri-tjetrit
Next Article Kompetencat për nxënien gjatë gjithë jetës
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?