Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Zbuloni “gjuhën e dashurisë” të nxënësve tuaj
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Zbuloni “gjuhën e dashurisë” të nxënësve tuaj

portalishkollor
Last updated: December 9, 2020 8:29 am
portalishkollor
Share
SHARE

Secili fëmijë meriton të duhet, pavarësisht se puna me ndonjërin prej tyre mund të jetë e vështirë. Por kjo nuk duhet t’ju stepë, sepse çdo nxënës është unik në prirjet e tij.

Kontakt me sy shoqëruar nga një buzëqeshje. Lidhjet patjetër vijnë përmes kontaktit me sy. Ky kontakt dërgon mesazhin e pranimit dhe dashurisë, ose mosmiratimit dhe refuzimit. Mendoni për buzëqeshjet e rastësishme që merrni nga ata që doni. Ju krijohet një ndjenjë e ngrohtë dhe e sigurtë. E njejta gjë ndodh edhe me nxënësit tuaj.

Zgjidhni fjalë pozitive. Si edukatorë, ju me siguri e dini ndryshimin midis nxënësve që thonë “Po, mësues” me një ton të dashur dhe “Po, mësues” me një ton frike dhe pasigurie. Bëni kujdes me fjalët që përzgjidhni. Gjithashtu toni i zërit duhet të jetë i mirëmenduar. Edhe një “Mirëmëngjes Toni, si ia kalove mbrëmë?” me tonin e duhur mund të krijojë atmosferën e mirësisë dhe dashurisë që kërkoni në klasën tuaj.

Bëni pyetje. Imagjinoni sikur ju gjendeni vetëm në një ambient me një person që nuk e njihni. Si do të ndiheshit? Sigurisht që komunikimi juaj do të ishte shumë i ngurtë. Bëjini nxënësve pyetje në lidhje me hobet e tyre, ushqimet e preferuara, librat, motrat, vëllezërit, etj. Nëse e ndjeni të nevojshme, mbani një ditar me përgjigjet që ju kanë dhënë në mënyrë që të mund të reflektoni më vonë. 

Jini i pranishëm. Si edukatorë, një nga sfidat më të vështira është të jesh i pranishëm për secilin fëmijë. Ndonjëherë duhet menduar për 100 gjëra njëkohësisht. Prezenca është dhurata më e bukur që mund t’i jepni nxënësit tuaj. 

Krijimi i një rutine të veçantë. Lidhjet amplifikohen përmes tre elementëve kryesorë: kontakti me sy, prekja fizike dhe argëtimi. Meqenëse të përqafosh çdo nxënës është e pamundur shfrytëzoni lidhjet e tjera. 

Gjeni “Gjuhën e Dashurisë” të nxënësit tuaj . Pesë gjuhët e dashurisë së fëmijëve janë: prekja fizike, fjalët e pohimit, koha cilësore, dhuratat dhe aktet e shërbimit. Nxënësit kanë nevoja spcifike, ndaj njihuni me gjuhën e secilit. 

Duajini ata. A mund të gjeni diçka që ju pëlqen ose vlerësoni tek secili nxënës? Secili fëmijë meriton të duhet, pavarësisht se puna me të mund të jetë e vështirë. 

P. Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:gjuha e dashurisemesuesnxeneszbuloni
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Fëmija po ju pret!
Next Article Tituj librash të sugjeruar nga Albas për Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?