Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Zbulimi, poshtë sipërfaqes së Plutonit ndodhet një oqean
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kuriozitete

Zbulimi, poshtë sipërfaqes së Plutonit ndodhet një oqean

portalishkollor
Last updated: July 1, 2016 9:46 am
portalishkollor
Share
SHARE

Asnjë njeri nuk do të kishte menduar ndonjëherë se edhe Plutoni, planeti i cili qëndron në orbitën e Tokës nga 4 deri në 7 miliardë kilometra zotëronte e ndoshta edhe aktualisht me shumë mundësi zotëron një oqean të madh nën shtresën e tij sipërfaqësore të akullit.

Këtë zbulim e ka bërë sonda e NASA-s New Horizons, e cila ka nisur që të hulumtojë në sistemin tonë solar. Ajo kaloi afër planetit më të largët të sistemit tonë diellor para rreth një viti.

Plutoni është planeti i nëntë i sistemit tonë diellor dhe ai rrotullohet përtej orbitës së Neptunit. Plutoni është më i vogël se planetët e tjerë.  Ai ka 1/6 e masës së hënës dhe 1/3 e volumit të satelitit të tokës.

Sonda New Horisons i kaloi afër planetit që ndodhet më larg nga toka më 12 qershor të 2015-s. Fotografimi i sipërfaqes së planetit është një arritje e madhe për studiuesit, pasi kjo është hera e parë që njeriu arrin që të shikojë nga afër këtë trup të sistemit tonë solar. Te Plutoni mund të duken fare qartë disa kratere dhe në të majtë një njollë e madhe e bardhë, e cila mund të jetë formuar si rezultat i depozitimit të brymës ose të dëborës së krijuar nga azoti dhe metani.

Kërkuesit, të cilët janë ende duke studiuar sasinë e jashtëzakonshme të të dhënave të dërguara në tokë janë të mendimit se poshtë kores së planetit vazhdon që të ndodhet një oqean. Ata hedhin hipotezën se nën Pluton ka një sasi të madhe uji, sepse në sipërfaqen e tij ka krisje, të cilat duket se bëhen nga diçka që ushtron presion nga poshtë.

Studiuesi Noah Hammond, i universitetit “Brown” dhe autor i studimit të publikuar në “Geophysical Research Letters” shpjegon këtë fenomen. “Sipërfaqet e çuditshme që ne vëzhgojmë në sipërfaqen e Plutonit, duken sikur zmadhohen. Ato mund të formohen nga forcat e prodhuara nga një oqean që poshtë kores, nis të ngrihet ngadalë”, tha ai.

Shkencëtarët shtrojnë pyetjen se a ka ngelur ndonjë sasi uji në gjendje të lëngshme nga ai oqean?

Ky kërkim përqendrohet pikërisht në studimin e të dhënave për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje. Sipas kërkuesve nuk përjashtohet mundësia që mund të ekzistojë ende një mbetje e atij deti të pamasë, shumë në thellësi të planetit. Por vetëm analiza të tjera të të dhënave të sondës “New Horisons” do të bëjnë të mundur që këtij misteri t’i jepet përfundimisht një sqarim.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:oqeanPlutoni
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Rutinë apo spontanitet, si qëndrojnë këto dy nocione në edukimin e fëmijës (pjesa e dytë)
Next Article Studimi, 1 në 4 persona vuan nga stresi për shkak të punës
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?