Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Zbatimi i kurrikulës, ka përkushtim por ka edhe dobësi!
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Zbatimi i kurrikulës, ka përkushtim por ka edhe dobësi!

portalishkollor
Last updated: September 22, 2017 2:28 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Kurrikula e re po zbatohet në të gjitha shkollat në Republikën e Kosovës që në nisje të këtij viti të ri akademik. Kjo risi i ka mbledhur edhe një herë të gjithë mësuesit bashkë në diskutime se si të zbatojnë me efektivitet kurrikulën e re dhe të ndajnë eksperiencën së bashku. Më poshtë shikoni disa pika të evidentuara nga mësuesi Hajdin Morina. 

Me qëllim të ndihmesës dhe sqarimit

1. Zbatimi i Kornizës së Re të Kurrikulumit të Kosovës tashmë ka filluar, të paktën zyrtarisht, në të gjitha institucionet edukativo-arsimore dhe aftësuese të arsimit parauniversitar.

2. Ka mobilizim në këtë drejtim, por ka dhe dobësi

Tekstet nuk janë ndryshuar në pjesën më të madhe të tyre, pra, sipas kësaj, qenkan tekste të qëndrueshme që janë hartuar për të përballuar edhe Kurrikulën 2001, edhe Kurrikulën 2011. Mrekullia vetë! Në arsimin profesional, përpos teksteve bazike, asnjë tekst i profilit arsimor. Kurrikula zbatohet. Bëka edhe pa tekste, me diktim që nuk u përshtatet nxënësve. 

3. Mësimdhënësit vrapojnë të kopjojnë e të fotokopjojnë formularë të ndryshëm të planeve mësimore ditore, javore, mujore, tremujore e vjetore. Nuk ka një formë unike zyrtare të këtyre planeve. Ani pse s’ka, kuptoj, duhet kreativitet në planifikim, por problemi qëndron te kopjimi i këtyre planeve mësimore prej mësuesi në mësues, prej komune në komunën tjetër.

4. Fatkeqësisht kopjohen edhe plane jo të sakta. Harrohen ato që janë sugjeruar nëpër trajnime.

5. Kopjohen nga doracakët e Kurrikulës dhe udhëzuesit e saj, por edhe keq kopjohen.

6. Koordinatorët e cilësisë japin kontribut në këtë drejtim aq sa dinë, aq sa mund të japin.

7. Vërehen plot gabime në planifikim, kurse pikërisht planifikimi është njëri ndër treguesit e rëndësishëm që e dallon mësimdhënien moderne nga ajo tradicionale.

8. Te rubrika për rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të shkallës përkatëse futen gabimisht, pa kurrfarë analize paraprake, të gjashtë kompetencat e kurrikulës, qoftë edhe në planin mujor për klasën e gjashtë. Të gjashtë kompetencat janë paraparë të arrihen pas mbarimit rë arsimit parauniversitar, e nëse nxënësi i klasës së gjashtë arrin të jetë mendimtar kritik dhe kontribues aktiv në shoqëri, sipas kurrikulës, atëherë mësuesi i tij duhet të shpallet hero, por kam frikën se kjo është vetëm pjesë e planit të punës, është vetëm në letër.

9. Rezultatet e mira të nxënësve janë tregues të zbatimit të kurrikulës e jo planet e kopjuara (plagjiaturë) dhe raporti i koordinatorit (shqip duhet: bashkërenduesit) të cilësisë në shkollë se planet u dorëzuan me kohë.

(Nga Hajdin Morina)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:mesimdhenesmesuesmesuesenxenes
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Detyrat e shtëpisë po më shkatërrojnë fëmijërinë”
Next Article Model testimi në lëndën gjuha shqipe, klasa e 11
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?